• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Skënder Brataj: Covid-19 nuk është si gripi, presim rritje të rasteve
Home
Sociale

KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Skënder Brataj: Covid-19 nuk është si gripi, presim rritje të rasteve

1 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

81 mijë persona kanë shfaqur shenja të Covid-19 që nga fillimi i epidemisë e deri tani. Shqetësimet shëndetësore janë raportuar në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare, ku piku i tyre u shënua në mesin e muajit mars.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tregon se është ulur ndjeshëm numri i thirrjeve dhe se 24 orët e fundit janë bërë vetëm 118 telefonata për Covid-19.

“Nga data 9 deri sot, janë 81,588 persona që kanë telefonuar ose për informacion, ose për këshillim mjekësor. Ulja dhe kalimi i frikës nga njerëzit, u pa se kjo sëmundje u trajtua me një mënyrë tragjike, por që rezultatet janë këto që ne kemi sot”, shprehet Brataj për A2.

Por, koronavirusi nuk ka ikur. Madje, pas dy javësh nga lehtësimi i masave pritet një rritje e numrit të të infektuarve. Sipas parashikimeve të specialistëve, rritja e shifrave do të jetë e qëndrueshme dhe e përballueshme nga spitalet.

“Tani kemi një tablo të plotë dhe e dimë nëse kemi 1 mijë të infektuar, do të kemi 20-25% të shtruar në spital, deri në 20 për terapi intensive. Gjithsesi, këto shifra janë të përballueshme me burimet aktuale që kemi në dispozicion. Ne e dimë shumë mirë që do të ketë rritje sepse lirimi i masave do të thotë kontakte më shumë, jo të gjithë njerëzit do t’i respektojnë për një arsye apo një tjetër dhe do të shohim pas dy javësh sa të sëmurë kemi”.

773 janë raste të konfirmuara zyrtarisht me Covid-19, por referuar llogaritjeve të mjekëve, aktualisht mund të jenë mbi 35 mijë të infektuar, pjesa më e madhe pa shenja. Për drejtorin e Urgjencës Kombëtare, fazat e sëmundjes deri te shërimi nuk kanë qenë të lehta. Edhe pse i ngjashëm vetëm në fillimet e sëmundjes me virozën e stinës, Covid-19 nuk është si gripi.

“Nuk janë identike, nuk konsiderohet grip. Në betejë, kur nuk e sheh armikun, nuk e di nga të vjen dhe mund të të kapë, siç më kapi edhe mua. Për fatin e mirë, unë kisha një formë të mesme, të lehtë dhe tani jemi sërish në betejë”, shprehet Brataj.

Nuk dihet se dhe sa kohë do të bashkëjetojmë me virusin. Ndaj, mjekët këshillojnë të respektojmë sjelljet e reja, jo vetëm në rrugë, por edhe kur të fillojë transporti publik, shkollat apo shërbimet e tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kisha e vogël në Londër nën hetim, shet “vajin hyjnor” që “kuron” COVID-19
Previous article DITA E PUNËTORËVE/ Ruçi: Do bëjmë më të mirën që pandemia mos ju dëmtojë mirëqënien

Delo.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT