• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E PUNËTORËVE/ Ruçi: Do bëjmë më të mirën që pandemia mos ju dëmtojë mirëqënien
Home
Politikë

DITA E PUNËTORËVE/ Ruçi: Do bëjmë më të mirën që pandemia mos ju dëmtojë mirëqënien

1 May, 2020 Delo.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndeti sot punëtorët e Shqipërisë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ai thekson se qeveria do të bëjë më të mirën që pandemia mos dëmtojë mirëqënien e punëtorëve dhe që sa më shpejt të rikthehen në vendet e punës për t’i mbrojtur ato.

“E kam për nder t’u drejtohem sot të gjithëve ju, punëtoreve dhe punëtorëve të Shqipërisë, që me punën tuaj të përditshme ndërtoni jetët e familjeve e fëmijëve tuaj dhe me modesti e pa u ndier kontribuoni në ndërtimin dhe gjallërimin e ekonomisë së Shqipërisë.
Në zhvillimin dhe përparimin e vendit, në rritjen ekonomike dhe përpjekjet për përmirësimin e mirëqenies, është djersa dhe investimi juaj. Ekonomia jonë po rritet e do të rritet, teknologjia po përparon e do të përparojë, shkenca po i paraprin e do t’i paraprijë prodhimit, industrisë, bujqësisë e shërbimeve. Por asgjë nuk arrihet pa kontributin, energjitë, përkushtimin dhe thjeshtësinë e duarve tuaja të arta, në cilindo sektor ku punoni.

Sot për mua është një ditë reflektimi. Për ligje më të mira për punën dhe njerëzit e punës; për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës; për ngushtimin e diferencave gjinore e moshore në paga; për shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë në punë, për garantimin dhe fuqizimin e fondit të pensioneve e të kujdesit shëndetësor, për të mbrojtur shëndetin dhe të ardhmen tuaj; për mbrojtjen e punëtorëve të rinj dhe rritjen e kualifikimit të tyre, për mbrojtjen nga papunësia e varfëria; për mbështetjen e invalidëve të punës; për integrimin e personave me aftësi ndryshe; për mbrojtjen tuaj dhe të familjeve tuaja nga fatkeqësitë natyrore e shëndetësore; për orientimin e arsimit dhe formimit profesional drejt rritjes së aftësive punëkrijuese.
Ne duhet të kemi parasysh se puna nuk duhet të prodhojë thjesht një pagë, qoftë ajo edhe e mirë, por mundësi reale për një cilësi jete të denjë; burim për kujdesin për fëmijët, familjen dhe të moshuarit; mjeti për të plotësuar ëndrrat e vajzave e djemve të Shqipërisë për të ndërtuar të ardhmen që dëshirojnë në atdheun tonë të bukur; një burim dhe forcë për të realizuar zhvillimin individual dhe prodhuar ndryshimin shoqëror.

Aktualisht ne po dalim nga dy gjendje të jashtëzakonshme dhe unë e kam të qartë se pasojat më të rënda rëndojnë dhe sakrificat më të mëdha janë kërkuar nga ju, gra dhe burra të Shqipërisë, që punoni në fabrika apo fasoneri, në spitalet a shërbime të tjera kujdesi, në serra apo ngastrat tuaja, në dyqanet e bizneset tuaja të vogla të ngritura me njëmijë sakrifica; në kantieret e ndërtimit, shërbimet ndaj familjeve e qytetarëve.
Kuvendi dhe Qeveria do të bëjnë më të mirën që pasojat e daljes nga pandemia e koronavirusit për ju të jenë sa më të lehta; që ju të gjithë të ktheheni sa më shpejt e sa më të mbrojtur në vendet tuaja të punës; që fëmijëve tuaj t’u kthehet sa më parë buzëqeshja dhe ta rigjejnë njeri-tjetrit në bangat dhe oborret e gëzuara të shkollave; që ju dhe familjet tuaja të gëzoni të mirat dhe lumturinë e jetës.

Ne do të bëjmë më të mirën që as tërmeti, as pandemia e koronavirusit, të mos dëmtojnë themelet e mirëqenies së punëtorëve, “stofën” e shoqërisë dhe ëndrat e fëmijëve tuaj për të ardhmen.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij përshëndetës me rastin e 1 Majit.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Skënder Brataj: Covid-19 nuk është si gripi, presim rritje të rasteve
Previous article “BANDAT PO PËRDORIN FORMË TË RE KRIMINALITETI"/ Interpol: Si po e shfrytëzojnë kriminelët kohën e pandemisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

REFORMA TERRITORIALE/ Zbulohet propozimi i PS: Ja si do të shkrihen 15 bashki Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Zbulohet propozimi i PS: Ja si do të shkrihen 15 bashki

VENDIMET E QEVERISË/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve Politikë

VENDIMET E QEVERISË/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT