• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Babai i pacientit “0” debate me mjekët, kërkon të lërë spitalin pa kryer testimin e dytë
Home
Sociale

KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Babai i pacientit “0” debate me mjekët, kërkon të lërë spitalin pa kryer testimin e dytë

19 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Sot bëhet testimi i dytë i pacientit 54-vjeçar, që po shkon drejt shërimit nga Covid-19. Babai i të riut që erdhi nga Italia dhe që deri më sot njihet si personi i parë i prekur nga koronavirusi në Shqipëri, do të lejohet të largohet nga spitali nëse edhe në testimin e dytë rezulton negativ.

Gjithsesi ai do të duhet të vetëizolohet për 14 ditë në banesë, sepse edhe gjatë kësaj periudhe ekziston mundësia e rikthimit të virusit.

Burime nga stafi i mjekëve thonë për A2 se po përballen me rezistencë dhe kundërshtime nga ana e dy pacientëve të parë të prekur me Covid-19. Veçanërisht 54-vjeçari, i cili në testin e parë rezultoi negativ, këmbëngul të rikthehet në banesë.

Por pavarësisht debateve, mjekët theksojnë se po ndiqen të gjitha protokollet e mjekimit. Askush, sipas tyre, nuk do të dalë nga spitali pa rezultuar negativ në test, ndërkohë që vetëizolimi është një proces po aq i rëndësishëm për të ndjekur ecurinë e virusit.

Në spitalin infektiv janë shtruar 30 persona, nga 59 të konfirmuar si të prekur nga koronavirusi. Në kryeqytet janë 42 raste dhe një pjesë e mirë e të prekurve janë infektuar pikërisht nga dy rastet e para, djali 28-vjeçar dhe babai i tij, 54 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Erdogan shpall Mburojën e Stabilitetit Ekonomik dhe deklaron: Edhe Turqia në kërkim të një vaksine
Previous article KORONAVIRUSI/ Nisin hetimet për shitjen e maskave dhe dezifektantëve, në “sitë” tregjet e shumicës dhe pakicës

Delo.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT