SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19.
Sipas statistikave të universitetit John Hopkins, deri më tani janë shënuar 22,457 viktima dhe janë infektuar 557,590 persona.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në mbi 32 mijë.
Numri total përfshin raste nga 50 shtete, përfshirë distriktin e Kolumbisë si dhe rastet e riatdhesuara.
Më herët presidenti amerikan Donald Trump përmes një video mesazhi për Pashkët, tha se SHBA po e fiton betejën ndaj Covid-19.


