Guvernatori ka paralajmëruar se ata mund të varrosen përkohësisht në parqet e qytetit derisa situata të qetësohet.
Shteti i Nju Jorkut, i konsideruar si epiqendra e krizës së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistroi ka disa ditë që po regjistron shifra në rritje.
Në spitale situata është më shumë se dramatike pasi pavionet e kujdesit intensiv janë të tejmbushur me pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i të infektuarve në Nju Jorku ka arritur në rreth 150 mijë, por autoritetet mendojnë se kjo shifër mund të jetë më e lartë nëse përfshihen këtu dhe asimptomatikët.
Guvernatori Cuomo deklaroi së në shtetin e Nju Jorkut, në ditën e fundit u raportuan 779 viktima ndërsa në Nju Xhersi u raportuan 275 të tjerë.
Për të dytën ditë radhazi, viktimat nga infeksioni i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara janë pothuajse 2,000 në 24 orë, saktësisht 1,973.