Konfirmohen 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 813.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 221 mostra, prej të cilave 7 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës”, ka njoftuar IKSHPK.
Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 27 persona të prekur nga koronavirusi.
(BalkanWeb)


