• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ 13 raste të reja, 125 në total
Home
Rajon

KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ 13 raste të reja, 125 në total

1 April, 2020 F.autor Rajon

Në Kosovë janë shënuar 13 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 125.

Lajmi është bërë publik nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 113 mostra, prej të cilave 13 kanë rezultuar pozitive.

Instituti po ashtu ka njoftuar se edhe katër persona janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 10 numrin e të shëruarve.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

SOT KATËR TË SHËRUAR, GJITHSEJ DERI SOT 10 TË SHËRUAR ME COVID-19!

Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10).

Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.

Nga data 08.02.2020 deri me 01.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.380 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 125 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.520 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 01.04.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 21.548 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.873, Vërmicë 5.928, Jarinje 1.841, Dheu i Bardhë 1.092, Hani i Elezit 3.567, Kullë 1.357, Qafë Morinë 47, Bërnjak 570, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 01 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 911.549 raste të COVID-19 dhe 45.532 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (205.032), Italia (110.574), Spanjë (102.136), Kina (81.554), Gjermani (76.544), Francë (52.128), Irani (47.593), Mbretëri të Bashkuar (29.474), Zvicër (17.137), Turqi (15.679), Belgjikë (13.964), Holandë (13.614), Austria (10.585) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.415), Serbi (1.060), Kroaci (963), Slloveni (841), Maqedoni e Veriut (354), Shqipëri (259) dhe Mal i Zi (123).

Deri me 01 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (13.155), Spanjë (9.053), Francë (3.523), Mbretëri e Bashkuar (2.352), Holandë (1.173), Belgjikë (828), Gjermani (858), Zvicër (461), Turqi (277), Austri (146), Danimarkë (104), Greqi (50), Poloni (36), Luksemburg (29), Serbi (28), Hungari (20), Slloveni (15), Shqipëri (15), Maqedoni e Veriut (11), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Hanë qepë si të ishte mollë, pinë uthull si ujë! Të infektuarit me Covid-19 nuk shijojnë e nuhasin asgjë
Previous article VEMENDJE VAJZA! 7 mite për fytyrën që s'duhet t'i dëgjoni më

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT