• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË ITALI/ Kryeministri Conte: Europa duhet të reagojë duke shmangur gabimet tragjike
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË ITALI/ Kryeministri Conte: Europa duhet të reagojë duke shmangur gabimet tragjike

30 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se BE po i afrohet një pike kthimi në lidhje me besimin e qytetarëve të saj.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais” Conte tha se Evropa duhet të reagojë për të shmangur gabime tragjike.

“Ne jemi duke kufizuar të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë dhe Europa duhet të reagojë duke shmangur gabimet tragjike. Ose të veprojë tani ose do të humbasë përgjithmonë.  Pesë javë, 10,779 të vdekur dhe më shumë se 73.800 të. Italia është mesazhi më i dobishëm i së ardhmes për vendet si Spanja”, tha Conte.

Ekspertët, tha Conte, janë ende të kujdesshëm, por është e arsyeshme të mendojmë se jemi afër pikut.

“Të shtunën ne tejkaluam 10 mijë viktima, por në të njëjtën kohë kishim numrin rekord të të shëruarve, 1434. Dua të shpreh solidaritet dhe me qeverinë spanjolle dhe popullin e saj, është një dramë që ne e njohim shumë mirë. Ne dëshirojmë të dalim nga kjo krizë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ndihmojmë vendet e tjera si Spanja”, u shpreh kryeministri italiane.

Conte u shpreh se kufizimet në Itali do të lehtësohen gradualisht kur kurba të fillojë të zbresë

“Disa vende nuk i kuptojnë kufizimet e forta që do të prodhojë kjo emergjencë në sferën ekonomike. Numrat janë në rritje në të gjitha vendet. Kjo emergjencë shëndetësore dhe ekonomike do të prekë gjithë BE-në”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PASOJASH MUND TË SJELLË IZOLIMI COVID-19?! Psikiatri: Vetmia është ngjitëse. Unë i shoh me sy kritik rrjetet sociale
Previous article “SOT NIS NJË JAVË E RE E LUFTËS”/ Balla: Atdheu është një dhe çdo shqiptar është familja jonë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë Botë

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT