• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË ITALI/ Kërcënon Conte: Durimi ka vdekur, heqim dorë nga BE nëse nuk ofrohen ndihma
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË ITALI/ Kërcënon Conte: Durimi ka vdekur, heqim dorë nga BE nëse nuk ofrohen ndihma

10 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Për rreth një muaj Italia, nga ajo gjallëria e dikurshme u shndërrua në një vend fantazmë. Të vetmet zhurma në këtë vend ishin sirenat e ambulancave që transportonin pacientët.

Vendi po vuan shumë jo vetëm humbjen e jetëve të mijëra njerzëve por edhe krizën ekonomike e cila po përjeton efektet e para të reçesionit.

Për këtë arsye, kryeministri i vendit Guissepe Conte i ka drejtuar Bashkimit Evropian një mesazh shumë të ashpër.

“BE-ja duhet të veprojë në mënyrë sa më të shpejt dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga virusi. Bashkimi Evropian duhet të ngrihet përballë sfidës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Në intervistën për gazetën prestigjoze Bild, Conte theksoi se nëse nuk shfrytësohen tani të gjitha paktetat finaciare, shumë shpejt mund të ketë një dështim shumë të madh.

Kreu i qeverisë italine është shprehur se Italia nuk mund të mbetet pas Kinës dhe SHBA që për momentin kanë vendosur 13% të GDP-së së tyre për përballimin e kësaj emergjence.

“Nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Durimi me Europën ka vdekur. Nëse ndihma nuk ofrohet në kohë, Italia do të duhet të heqë dorë nga ëndrra evropiane dhe do të veprojë e vetme, duke aplikuar burimet e mbetura të saj”.

Italia aktualisht ka kaluar në fazën e dytë të aplikimit të masave. Kurba e infeksioneve dhe vdekjeve ka rënë ndjeshëm krahasuar me fillimin e epidemisë. Në vend është lejuar të hapen me orare të reduktuara disa fabrika, por rikthimi në realitet ende nuk ka filluar.

Por Oganizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje vendeve që të mos nxitohen t’i rikthehen normalitetit pasi virusi do të jetë ekzistent deri në momentin që vaksina për ta kuruar atë nuk ka dalë në treg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kina shënon 1 viktimë dhe 42 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
Previous article STUDIMI I RI PËR KORONAVIRUSIN/ Masat shtrënguese të mos hiqen deri në gjetjen e vaksinës

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT