• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Në Itali, 12 vjet burg për këdo që shkel vetëkarantimin
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Në Itali, 12 vjet burg për këdo që shkel vetëkarantimin

18 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Italia vendos masa të rënda ndaj të gjithë atyre që shkelin vetëkarantimin. Kështu, kushdo që del nga shtëpia, pa autorizim dhe pa një arsye të mirëjustifikuar, si për të blerë ilaçe apo ushqime, do të dënohet me 12 vjet burg.  Vendimi është marrë këtë mëngjes, në kushtet kur numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet.

Po ashtu, një vendim në kushtet e nevojës emergjente për të frenuar ata qytetarë të shumtë që edhe në Itali vijonë e dalin nga shtëpia pa pasur një nevojë reale. Kështu, e gjithë policia është në terren për të kapur të gjithë ata që janë në rrugë dhe nuk mund ta justifikojnë arsyen e daljes nga shtëpia.

Ndërkohë, Shqipëria prej 6 ditësh ka marrë masa kufizuese, ku janë mbyllur baret e restorantet, është përgjysmuar numri i punonjësve në shërbimet që janë të domosdoshme të qëndrojnë hapur, si supermarkete e farmaci, furra buke. Kufizimet që duhej të ndiheshin edhe më shumë dhe që janë më të rëndësishme për frenimin e përhapjes së COVID-19, kanë të bëjnë me vetëkarantinimin, me qëndrimin në shtëpi të të gjithë personave të paktën për 2 javë. Por shqiptarët, edhe pse ditët e para duket se u ndërgjegjësuan në këtë aspekt, nisën t’i konsiderojnë si ditë pushimi, duke shfrytëzuar edhe temperaturat e larta e për të dalë jashtë. Nuk respektojnë më asnjë masë mbrojtëse, as distancën dhe as maskat e dorezat. Një situatë kjo, që  ndoshta do të sjellë masa të tjera edhe më të rënda kufizuese, edhe pse ditën e djeshme në një intervistë ekskluzive për Report Tv, kryeministri Edi Rama la të kuptohet se fokusi nuk do të jetë tek masat e reja por tek zbatimi në vazhdimësi i rregullave që tashmë janë vendosur. Më shumë sesa makinat, ku qarkullimi për ata që shkojnë në punë është vetëm në dy orare në mëngjes deri në 08:00 dhe pasdite 16:00 – 17:00, problemi më i madh po bëhen qytetarët që dalin në këmbë për shëtitje apo ata me biçikleta. Ndalimi për qytetarët është bërë vetëm pas orës 18:00 ndërsa kush kapet në rrugë jashtë këtij orari, gjoba është 10 mijë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Federata Spanjolle kundër La Liga: Kjo është e papërgjegjshme, anti-patriotike!
Previous article KORONAVIRUSI/ Euro 2021, fati u jep një shans të dytë të gjithë yjeve të dëmtuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT