• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Në Bergamo: Gazetat plot me njoftime vdekjesh, dokumenti sekret vendos kush vdes (VIDEO)
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Në Bergamo: Gazetat plot me njoftime vdekjesh, dokumenti sekret vendos kush vdes (VIDEO)

16 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një video ka zbuluar ndikimin e plotë të pandemisë së koronavirusit në Bergamo të Lombardisë, Itali, duke treguar sesi seksioni i njoftime me shpallje vdekjes është zgjeruar nga një, në dhjetë faqe. Video nga Lombardia ku 146 persona vdiqën në hapësirën e një jave, tregojnë një burrë që tregon në italisht faqet e gazetës “L’Eco di Bergamo”.

Pasi tregon datën e gazetës së parë, 9 shkurt, ai shfleton seksionin e shpalljeve të vdekjeve. Në atë datë, Italia kishte regjistruar vetëm tre raste të konfirmuara të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.

Ai më pas shfleton të njëjtën gazetë, por kësaj radhe të datës 13 mars, kur numri i përgjithshëm i rasteve të infektuara ishte rritur në 17.600, duke përfshirë 1.266 vdekje. Duke kthyer faqet me ngadalë dhe duke numëruar, ai tregon 10 faqe të plota të me shpallje vdekjesh, duke nënvizuar ndikimin e tmerrshëm të koronavirusit.

Nga ana tjetër, mediat britanike kanë shkruar për një dokument sekret të përgatitur nga një njësi e menaxhimit të krizave në Torino; dokument që sugjeronte që viktimave do t’u mohohet qasja në kujdes intensiv nëse ata janë të moshës mbi 80 vjeç ose në gjendje të dobët shëndetësore nëse do të rritet nevoja për shtretër në spitale.

Njësia ka hartuar një plan, të cituar nga “The Telegraph”, i cili do të përcaktojë se cilët pacientë marrin trajtim në kujdesin intensiv dhe cilët jo nëse nuk do të ketë hapësira të pamjaftueshme.

Kapaciteti i kujdesit intensiv është në grahmat e fundit në spitalet e veriut të Italisë, ndërkohë që koronavirusi vrasës vazhdon të përhapet.

Në dokumentin, e prodhuar nga Sektori i Mbrojtjes Civile në Rajonin e Piemontes, shkruhet ndër të tjera: “Kriteret për qasje në terapi intensive në raste urgjence duhet të përfshijnë moshën më pak se 80 vjeç ose më pak se 5 “gjendje” sipas Indeksit Charlson [që tregon se sa gjendje të tjera mjekësore ka pacienti]”. Do të konsiderohet gjithashtu edhe aftësia e pacientit për t’u rikuperuar.

Një mjek i Spitalit të Bergamos është shprehur se “(kush jeton dhe kush vdes) vendoset sipas moshës dhe nga kushtet shëndetësore të pacientit. Kështu është në luftë”.

Bergamo është qyteti më i goditur nga koronavirusi, me morgun në spitalin lokal që është plot dhe trupat që mbahen ende nëpër kisha në pritje të varrimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Lojtarët dalin në fushë me maska, pasi detyrohen të luajnë pavarësisht pandemisë COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI/ Do të mposhtet kur të zbulohet pse vret të moshuarit dhe jo fëmijët

Delo.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun Botë

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet Botë

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër Botë

MBIDOZË ALKOOLI DHE DROGE/ Princ i Arabisë Saudite gjendet pa jetë në një hotel në Londër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT