Situata me koronavirusin në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 44 raste të reja, dy më shumë se një ditë më parë, ndërsa një 59-vjeçar nga Lushnja ka humbur jetën.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, rastet janë 22 në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë dhe Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.
Sipas minsitrisë, “janë testuar 40 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë”.
Pacienti nga Lushnjë, i cili ka ndërruar jetë ishte i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. “Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, thuhet në përditësimin e ministrisë së Shëndetësisë.
vijon


