Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu firmos urdhrin për disa ndryshime në kupolën e policisë së shtetit. Kështu lëvizjet e firmosura nga kryepolici janë:
Ferdinad Mara nga kabineti i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Drejtor i Policisë Korçë
Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat
Bledar Çeliku nga drejtor në drejtorinë e përgjithshme kalon drejtor policie në Fier
Andon Marku ish-drejtor në Fier shkon drejtor kufiri në Korçë
Drejtori i kufirit Korçë Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër
Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë


