Bllokime dhe masa të reja janë vendosur për miliona persona nga India në Argjentinë të shtunën, pasi rastet me Covid janë rritur përsëri ndërsa fushata e vaksinimit është pezulluar në shumë vende nga frika e efekteve anësore.
Në Indi, shteti më i prekur i Maharashtra nuk ka më vaksina ndërkohë që vendi ka regjistruar 2.9 milion raste në të gjithë botën. Vendi regjistroi gjithashtu më shumë se 1 milion raste që nga fundi i Marsit.
Kriza po përkeqësohet edhe më shumë nga mungesa e vaksinave.
India deri më tani ka vaksinuar 94 milion nga 1.3 miliard banorë të saj.
Urdhrat e qëndrimit në shtëpi do të hyjnë në fuqi për tetë milion banorët në Bogota, ndërsa kryeqyteti kolumbian po lufton me një valë të tretë të infeksioneve, duke vendosur shtetrrethim në 4 qytetet më të mëdha të vendit.
Argjentina ka vendosur një shtetrrethim të premten duke filluar nga mesnata në 06:00 të mëngjesit deri më 30 Prill. Vendimi do të jetë në fuqi në zonat me rrezik më të lartë të vendit, kryesisht në qendrat urbane, ku baret dhe restorantet do të mbyllen në 11:00 pasdite, raporton abcnews.al
Të dy vendet si Argjentina dhe Kolumbia kanë regjistruar rreth 2.5 milion raste me koronavirus. Ndërsa Berlini ka ndryshuar rregullat për të centralizuar pushtetin, rregullat që do të hyjnë në fuqi si ora policore do të vendosen në zonat më të prekura nga koronavirusi.
Italia pritet të heqë bllokimet nga java tjetër për Lombardinë, epiqendrën e pandemisë së saj dhe disa rajone të tjera pas uljes së rasteve me koronavirus. Sllovenia ka njoftuar se do të lehtësojë kufizimet dhe do të pezullojë një shtetrrethim gjashtë-mujor duke filluar nga e hëna.
Ashtu si në Indi, fushata e vaksinimit në Europë ka pasur pengesa të shumta ndërsa rregullatorët e BE thanë se po shqyrtonin efektet anësore të Johnson & Johnson ndërkohë Franca ka kufizuar më tej përdorimin e AstraZeneca.
Franca ka ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme rregullat për vaksinën e AstraZeneca, fillimisht për shkak të dyshimeve në lidhje me efikasitetin e saj, më pas për shkak të frikës se mund të lidhet me mpiksjen e gjakut.
Të Premten, Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha se personat nën 55 vjeç të cilët kanë marrë një dozë të AstraZeneca, do të mund të merrnin dozën e dytë nga një vaksinë tjetër.
Sa i përket vaksinës J&J, Agjencia Europiane e Barnave tha se ishin raportuar katër “raste serioze” të mpiksjes të gjakut, njëra prej të cilave kishte rezultuar fatale.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha se nuk kishte gjetur asnjë lidhje shkakësore midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, por theksoi se disa persona kishin zhvilluar mpiksje gjaku dhe nivele të ulëta të trombociteve në gjak pas marrjes së vaksinës, raporton abcnews.al
Të dy vaksinat janë aprovuar për përdorim në Bashkimin Europian .
Një zëdhënës i AstraZeneca tha se do të ketë vonesa në dërgesat e vaksinave këtë javë BE.
Në Brazil, Senati tha se do të niste një hetim mbi mënyrën se si qeveria ka menaxhuar pandeminë, pasi Presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të jetë kundër masave të bllokimit pavarësisht se numri i viktimave ka arritur në shifra rekord. Megjithatë Rio de Janeiro të premten ka rihapur restorantet dhe baret, megjithëse plazhet e famshme të qytetit mbetën të mbyllura./abcnews.al