• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku shqiptar nga Çikago: Po testohen disa ilaçe për virusin
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku shqiptar nga Çikago: Po testohen disa ilaçe për virusin

27 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Në programin “Rudina” në Tv Klan ishte një mjek që jeton e punon prej 20 vitesh në Çikago. Bëhet fjalë për Mario Ademaj, i cili është mjek familjeje dhe mjek për sportistë. Klinika ku ai punon është një nga qendrat që përgatit ekipin e mjekëve dhe infermierëve për pandeminë dhe pacientët me simptoma.

Mario Ademaj: Ne jemi disa klinika, është një sistem i madh spitali i zonës ku jemi këtu, jemi disa klinika të ndryshme, por specifikisht klinika ku jam unë jemi caktuar si një nga vendet ku bëhen testet dhe nëse rezultojnë pozitiv dhe rrezikohen i shtrojmë tek spitali tonë. Roli i tij tek klinika ime është si një nga liderët për të përgatitur më shumë ekipin çfarë simptomash duhet të kemi parasysh kur vjen një pacient, kë duhet të bëjmë test dhe çfarë duhet të bëjmë kur dikush është pozitiv.

Në lidhje me situatën e krijuar si rezultat i pandemisë, Doktor Ademaj u shpreh se ka filluar paniku edhe sepse numri i personave të prekur është rritur së tepërmi. Por nga ana tjetër sipas tij ka dhe disa elementë pozitivë që duhen vlerësuar në këtë situatë sepse janë disa ilaçe që po bëhen test për momentin.

Mario Ademaj: Këtë javë ka filluar paniku, sidomos në pikat epidemike se çdo ditë po bëhet gati dyfish numri i personave të rinj të infektuar, sidomos në vendet si New York. Për momentin janë disa lajme që na trembin të gjithë, jo vetëm ju si publiku, por edhe ne si ekipi i mjekësisë. Nga ana tjetër janë edhe disa gjëra pozitive dhe unë në fakt dua të koncetrohem tek disa gjëra pozitive. Në radhë të parë janë disa ilaçe që po bëhen test për momentin, që kanë treguar pozitiv për infeksionin, janë disa vaksina që po studiohen, patjetër që do marrin disa muaj në krahasim me disa vite, që është procesi normal, por ka rezultate pozitive. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËT NË KARANTINË/ Arjola Demiri: Komshija vjen 3 herë në ditë në shtëpinë time dhe thotë do thërras policinë
Previous article GJESTI I MADH/ Rrobaqepësja shqiptare në Greqi bën 600 maska falas për personelin shëndetësor

F.autor

Postime të ngjashme

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje Aktualitet

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT