• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku shqiptar në SHBA tregon çfarë ndodh nëse e mbajmë maskën 6 javë
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku shqiptar në SHBA tregon çfarë ndodh nëse e mbajmë maskën 6 javë

19 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Skënder Murtezani, mjeku shqiptar që punon si epidemiolog në SHBA, beson fort se maska është mjeti i vetëm mbrojtës që mund të luftojë koronavirusin.

Profesori i mjekësisë klinike thekson se nëse maska mbahet rregullisht për 6 javë siguron që virusi të mos shumohet më tej. Pra, nëse të gjithë tregohen të përgjegjshëm, virusi mund të shkatërrohet për rreth 1 muaj e gjysmë.

Doktor Murtezani, bazuar në eksperiencën e tij, beson se kjo është mënyra që virusi të luftohet për aq kohë sa nuk dimë se kur do të kemi një vaksinë. Ai merr shembullin e Zelandës së Re ku që prej 1 majit me karantinën, masat strikte, distanca dhe maska e detyrueshme bënë që virusi të largohet. Po ashtu i referohet edhe Kinës që arriti ta mbajë nën kontroll virusin paq rreth 1 muaj e gjysmë.

Ai e përkrah idenë e maskës me detyrim në Shqipëri edhe në rrugë sikurse është bërë në disa vende të tjera të botës. Më herët doktori ka komentuar edhe kurën që përdoret për trajtimin e pacientëve me koronavirus, duke thënë se disa ilaçe kanë si efekt anësor tendencën e vetëvrasjes.

Mjeku sqaroi në një lidhje  ‘skype’ nga New York për “Wake Up” se përse maska është e vetmja mënyrë tani për tani për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“E vetmja mënyrë për të zvogëluar transmetimin e virusit nga njeriu në njeri është maska. Zakonisht nëpërmjet hundës dhe gojës virusi shumohet në një mënyrë aq të shpejta, saqë pastaj me qindra-miliona del jashtë duke u kollitur, duke folur, duke u teshtirë. Edhe kjo duhet më u ndërprerë që virusi ta humbë territorin e saj ku shumohet e ushqehet. Nga kjo, Kina pati sukses të madh, ku për një muaj e gjysmë, reduktoi përhapjen nëpërmjet përdorimit të maskës në mënyrë disiplinore.

Distanca është shumë e rëndësishme dhe higjiena në shtëpi dhe jashtë shtëpisë. Duke marrë parasysh se kohëzgjatja e sëmundjes në 95 për qind të rasteve është 14-21 ditë. Nëse asaj i shtohen koha e inkubimit që është prej 2.2 ditë deri në 12 ditë. Domethënë dikush është në ditën e 12-të, derisa bëhet shërimi 21 ditë i atij që është i sëmurë e këtu bëhen 6 javë.

Po ta vëmë maskën, vetë trupi i njeriut e shkatërron virusin për 2-3 javë”, tha mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAZA E BASHKËJETESËS NË GJERMANI/ Kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë
Previous article KAPET BANDA SHQIPTARE E TË MITURVE NË GREQI/ Futën në kurth djalin e biznesmenit me foton e një vajze

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT