• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Ministria e Shëndetësisë: Ja si përhapet epidemia, për ta eleminuar lani ose dezinfektoni duart (VIDEO)
Home
Shëndet

KORONAVIRUSI/ Ministria e Shëndetësisë: Ja si përhapet epidemia, për ta eleminuar lani ose dezinfektoni duart (VIDEO)

10 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Shëndet, Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar sot një video ku tregohet mënyra e përhapjes së koronavirusit COVID- 19 si dhe mënyra për ta eleminuar.

Sipas videos, koronavirusi përhapet nëpërmjet piklave të pështymës, kollës dhe tështimës duke prekur gojën apo hundën e personit të painfektuar ose nëpërmjet prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara me koronavirus dhe më pas futja e duarve në gojë apo hundë.

Për të eleminuar nga sipërfaqet e duarve koronavirusin duhet larja me ujë dhe sapun e duarve ose dezinfektimi me solucione me bazë alkooli.

VIDEO E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Si përhapet COVID- 19 dhe si mund të mbroni veten tuaj?

COVID-19 është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një koronavirus i ri i shfaqur për herë të parë tek njerëzit.

Koronavirusi është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet nga personi i infektuar nëpërmjet piklave të pështymës, kollës dhe tështimës.

Piklat e pështymës mund të prekin gojën apo hundën e personave në kontakt të ngushtë me një person të infektuar.

Këto pikla janë tepër të rënda për të udhëtuar gjatë në ajër- ato largohen afërsisht 1 metër nga personi i infektuar dhe bien në kontakt me sipërfaqe të ndryshme.Kjo është arsyeja pse përhapja nga personi në person ndodh më shpesh midis kontaktit të ngushtë mes tyre.

Koha e saktë që një virus qëndron mbi një siëprfaqe është ende e paditur. Prandaj sipërfaqet e ndryshme duhet të pastrohen rregullisht, sidomos ato në afërsi të një personi të infektuar nga koronavirusi.

Duart prekin sipërfaqe të ndryshme të cilat mund të jenë të kontaminuara nga koronavirusi. Prandaj duhet të shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar, sepse si rrjedhojë mund të infektoheni nga virusi.

Kur tështini apo kolliteni, mbulojeni gojën dhe hundën me parakrah apo përdorni shami prej letre. Përdorni shamitë e letrës vetëm një herë, dhe hidhini menjëherë pas përdorimit në kosh dhe më pas lani duart.

Mënyra më efektive për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri është larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun ose dezinfektimi i tyre me solucione me bazë alkooli. Kjo do e eleminojë virusin nëse gjendet në duart tuaja.

Mbroni veten dhe të tjerët nga përhapja e COVID-19.

(BalkanWeb)

🔴#COVID_19 Çfarë duhet të dini për të parandaluar përhapjen e koronavirusit 🦠Si të mbroni veten dhe të tjerët👇🏻

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Dienstag, 10. März 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA SHQIPTARE MBYLL KUFIJTË HYRËS ME ITALINË/ Balluku: Sot nisen tragetet e fundit, anijet me mallra nuk bllokohen
Previous article ZETORI PËRPLASET ME NJË MAKINË NË KORÇË/ Përfundojnë në spital dy persona, ja gjëndja e tyre

Delo.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT