• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mediat ndërkombëtare, jehonë deklaratave të SHBA-së dhe Kanadasë: Maskat që u ka kaluar afati mund të përdoren dhe janë efektive
Home
Shëndet

KORONAVIRUSI/ Mediat ndërkombëtare, jehonë deklaratave të SHBA-së dhe Kanadasë: Maskat që u ka kaluar afati mund të përdoren dhe janë efektive

11 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Shëndet, Sociale

Opozita në Tiranë ka nisur një luftë, menjëherë pas prezantimit të masave për përballjen me koronavirusin, duke deklaruar se maskat mjekësore në dispozicion të profesionistëve të shëndetësisë janë të skaduara dhe dëmtojnë personat që do t’i përdorin.

Por si qëndron e vërteta e maskave mjekësore?

Mediat prestigjioze si Washington Post dhe National Post kanë investiguar çështjen e maskave duke u nisur nga fakti se edhe në vende si SHBA dhe Kanada (nga ku kane ardhur dhe masiat qe perdoren ne Shqiperi) stoku i maskave mjekësore daton që nga shpërthimet e pandemive virale si SARS apo H1N1 është i pamjaftueshëm dhe tashmë u ka kaluar afati.

National Post shkruan se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA konfirmon që maskat mjekësore mund të përdoren në mënyrë efektive edhe vite pas afatit të deklaruar të përdorimit. Nga ana tjetër, mungesa e maskave mjekësore është një problem global që ka adhur së bashku me pandeminë e virusit COVID-19.

Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë rreth 12 milion, megjithëse u duhen 300 milion. Për më tepër në rastin e SHBA, sipas Washington post që nga pandemia e gripit H1N1 të 2009 nuk është rimbushur më stoku shtetëror i mjeteve mjekësore.

Kanadaja pasi vlerësoi mungesën e mjeteve mjekësore gjatë përhapjes së virusit SARS, mori në 2007 miliona maska të tipit N95 të cilat kanë mbetur në stok deri tani. Zyrtarë të shëndetit publik kanadez thanë se maskat mund të jenë më pak të efektshme, por kjo varet nga prodhuesi.

Në 2017 Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA testoi maskat e stokut dhe arriti në përfundimin që shumë modele mund të mbrojnë me efikasitet edhe vite dates së afatit dhe se rekomandohet të përdoren këto maska pas afatit në situata krize ku ka mungesë të theksuar pajisjesh mjekësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKË NGA EKSTRADIMI/ Selami Simsek: Nuk jam gylenist, ja pse rrezikoj po u ktheva në Turqi
Previous article "TË RRITET QARKULLIMI I AJRIT"/ Organizatat shëndetësore, udhëzime për mbrojtjen e fëmijëve nga koronavirusi

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë

ARRESTIMET NGA BKH/ Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale Aktualitet

ARRESTIMET NGA BKH/ Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT