• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Manastirliu: Përfitojnë dyfishim të masës së ndihmës ekonomike rreth 64 mijë familje. Aplikimet on line ose…
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Manastirliu: Përfitojnë dyfishim të masës së ndihmës ekonomike rreth 64 mijë familje. Aplikimet on line ose…

1 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu konfirmloi se afati për masat shtrënguese si pasojë e pandemisë së koronavirusit do të shtyhen drejt një afati të pacaktuar.

Ajo gjitashtu sqaroi qytetarët se, aplikimet për ndihmën ekonomike do të bëhen në formë elektronike ose përmes shërbimit postar. Manastirliu tha se përfitojnë dyfishim të masës së ndihmës ekonomike rreth 64 mijë familje.

FJALA E PLOTE
Dua të informoj qytetarët se nga sot shtyhen pa afat urdhrat për masat ndaluese me qëllim kufizimin e përhapjes së COVID-19.
Qëndrojnë të mbyllura deri në përfundimin e epidemisë:
Çerdhet, kopshtet dhe shkollat – të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike.
Baret, restorantet, lokalet, fast-food-et dhe strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët.
Do të jenë të ndaluara deri në përfundimin e epidemisë aktivitetet publike dhe jo publike dhe anullimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura.

Shtyhen deri në përfundimin e kësaj situate edhe urdhrat për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jo publike.
Dua të sqaroj për qytetarët se duke filluar nga dita e sotme: Të gjithë familjet dhe indiviët që përfitojnë ndihmën ekonomike do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike pa patur nevojë që qytetarët të paraqiten për të kryer aplikimin për përfitimin e kësaj pagese, pasi ai do të jetë online.
Sipas urdhërit që kam firmosur administratorët shoqërorë të njësive adminsitrave janë përgjegjës për kryerjen e aplikimeve për ndihmë ekonomike duke mundësuar ata vetë kontaktin elektronik ose me telefon për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë aplikuesve për përfitimin e ndihmës ekonomike.

Përjashtimisht, gjatë situatës së fatkeqësisë natyrore, aplikimet për ndihmë ekonomike, do të pranohen nga administratorët shoqërorë të njësive administrative në formë elektronike ose përmes shërbimit postar.
Rreth 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike përgjatë gjithë periudhës së fatkeqësisë natyrore.
Edhe për personat me aftësi të kufizuar, pagesat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe rikomisionimet e personave me aftësi të kufizuara do të zhvillohen pasi të kalohet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJALI I DEPUTETES SË PS FITON BETEJËN ME COVID-19/ Dhima: E lumtur! Biri im mposhti armikun
Previous article KORONAVIRUSI/ Ambasada e SHBA jep lajmin: USAID po ndihmon Shqipërinë për zbulimin e rasteve pozitive

k.autor

Postime të ngjashme

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet Aktualitet

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë Aktualitet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person Aktualitet

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT