• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Mali i Zi ndalon priftin për shkelje të masave për COVID-19
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Mali i Zi ndalon priftin për shkelje të masave për COVID-19

30 March, 2020 Delo.autor Rajon

Ndërkohë që policia përpiqet të ndalojë personat që shkelin masat e ndërmarra për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, një prift u kap duke mbajtur një takim lutjeje në një manastir dhe është lënë në paraburgim për 72 orë.

Nga Samir Kajosevic

Autoritetet në Mal të Zi kanë arrestuar një prift të Kishës Ortodokse Serbe në Budva për shkelje të masave qeveritare për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Frat Goran Bacan u arrestua për mbajtjen e një lutjeje me 11 besimtarë të dielën në Manastirin Rezevici, pranë Budvës.

“Ai shkeli masën e përkohshme sipas të cilës ritet fetare duhet të kryhen ekskluzivisht pa praninë e besimtarëve”, tha policia në një njoftim për shtyp.

Të dielën, policia në Kotorr thirri për të marrë në pyetje një prift tjetër ortodoks serb me inicialet M.B dhe tre besimtarë, për mbajtjen e një shërbimi fetar në një varrezë. Sipas policisë, edhe ata shkelën ndalimin e qeverisë për grumbullime të më shumë se dy personave në hapësira publike.

Më 19 mars, policia thirri për të marrë në pyetje një nga priftërinjtë kryesorë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Momcilo Krivokapiç, dhe djalin e tij Nemanja, për mbajtjen e një meshe në një kishë në qytetin e Kotorrit.

Ashtu si shumica e vendeve europiane, Mali i Zi ka ndaluar tubimet publike, ka mbyllur shkollat, kafenetë, restorantet, qendrat tregtare, qendrat sportive dhe shumicën e dyqaneve për të frenuar përhapjen e virusit.

Ai ka ndaluar gjithashtu praninë e më shumë se dy të rriturve në të njëjtin automjet.

Të hënën, prokuroria tha se kishte paraqitur më shumë se 100 çështje penale për shkelje të masave të qeverisë për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Prokurorja Milica Andjeliç Mandiç tha se rreth gjysma e çështjeve kishin të bënin me shkelje në Podgoricë.

“Nuk do të ketë tolerim për ata që shkelin ndalimet e qeverisë. Pa përjashtim, ne po vëmë në zbatim ligjin dhe kushdo që shkel masat, do të ndalohet nga policia”, tha Mandiç.

Mali i Zi ka konfirmuar 91 raste me koronavirus ndërsa 6,278 persona janë nën mbikëqyrje mjekësore.

Si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, të gjitha komunitetet fetare në vend ndaluan përkohësisht mbajtjen e shërbimeve në vendet e adhurimit më 13 mars.

Kisha Ortodokse Serbe gjithashtu ka ndaluar përkohësisht tubimet e saj protestuese, të mbajtura që nga janari, kundër ligjit të ri Liria e Fesë, për të cilin pretendon se mund të sjellë konfiskimin e pronës së kishës nga shteti.

Më 18 mars, Mitropoliti Amfilohije, kleriku kryesor ortodoks serb në Mal të Zi, urdhëroi të gjithë priftërinjtë të lexojnë me zë të lartë një lutje kundër COVID-19 në fund të çdo meshe. Mitropoliti Amfilohije tha gjithashtu se derisa të përfundojë epidemia e koronavirusit, të gjitha kishat ortodokse serbe duhet t’i bien kambanave çdo dy orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Të mbyllur nëpër shtëpi prej gati 3 javësh, qytetarët shijojnë diellin pranveror në ballkone (FOTO)
Previous article MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Autorizimi shpërfillet në rrethe. Mijëra qytetarë lëvizën pa marrë lejen e posaçme

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT