“Jemi në luftë”. Në orën tetë në mbrëmje, në TV live, presidenti francez Emmanuel Macron përdori fjalë të të forta për të përshkruar emergjencën shëndetësore nga koronavirusi.
Një ditë pasi vendosi, pavarësisht gjithçkaje, për t’i mbajtur të hapura kutitë e votimit për zgjedhjet bashkiake, me turmat pariziane që shëtisnin përgjatë brigjeve të lumit Seine, presidenti francez e kuptoi më në fund se ajo që po luftohet prej ditësh në Itali dhe, më shumë së fundmi në Spanjë, nuk është një betejë vetëm kombëtare, por një luftë që përfshin të gjithë Europën. Dhe kështu ai vendosi të urdhërojë bashkëqytetarët e tij të qëndrojnë Brenda në shtëpi pasi vetëm bllokimi i bar-kafeneve nuk ishte më i mjaftueshëm.
Si dhe në shumë vende europiane presidenti Macron ftoi francezët të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye shëndetësore dhe për furnizime me ushqime.
Sipas masave qeveritare francize, ushtria do të vëzhgojë lëvizjet e qytetarëve në rajonin e Ile de France dhe në Grand Est.
Një vendim ky i ardhur pas masave dragoniane të Romës zyrtare dhe Madridit. Edhe Brukseli mori vendimin për të ndaluar të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë BE të hyjnë në territorin e Unionit, vendim i cili u mor presionin e Emmanuel Macron.
Panik në Francë.
Stacionet hekurudhore në Paris u sulmuan sot në mëngjes nga ata që duan të largohen nga qyteti në funksion të afatit prej 12 orësh të caktuar nga qeveria si pjesë e masave radikale të ndërmarra në tentative për tu përballur me përhapjen e epidemisë nga koronavirusi


