Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus ditën e sotme (2 gusht).

Hoti ka njoftuar për testimin pozitiv nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë.

Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim.

Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.