• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Kryebashkiaku Leli: Ndihma për rreth 1500 familje në nevojë, në këtë luftë të bëhemi të gjithë palë
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Kryebashkiaku Leli: Ndihma për rreth 1500 familje në nevojë, në këtë luftë të bëhemi të gjithë palë

26 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Rreth 1500 familje në nevojë në bashkinë e Vlorës do të përfitojnë ndihma për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, tha sot për ATSH-në se “që në ditët e para kemi ndarë rreth 300 ndihma, falë mbështetjes së donatorëve. Nga dje, ka filluar një aksion humanitar i bashkisë me të gjithë stafin, ku do të shpërndahen ndihma në 1500 familje, të cilat janë evidentuar si më problematike nga bashkia”.

Sipas Lelit, kjo është një pandemi që ka gjunjëzuar njerëzimin.

“Pjesa më e rëndësishme ka qenë përballja me problematikat e higjienës, dezinfektimi i hapësirave publike. Higjiena personale dhe ajo në komunitet është më e rëndësishmja dhe për këtë kemi gjetur edhe mbështetjen e qytetarëve.

Në lidhje me masat e marra Leli u shpreh se përgjegjshmëria është çelësi i suksesit.

“Në këtë luftë të bëhemi të gjithë palë dhe të jemi sa më të përgjegjshëm. Ndërgjegjësimi i qytetarëve të Vlorës është rritur. Do të doja që masat të ishin edhe më të forta. Njerëzit duhet të dalin një herë në dy apo tre ditë, që të minimizojnë kontaktet. Kjo ëndërr e keqe duhet të ketë fundin e saj sa më shpejt. Përgjegjshmëria njerëzore është çelësi i suksesit në këtë luftë të njerëzimit”, tha Leli.

Në qytetin e Vlorës vijon gjithashtu edhe dezinfektimi i hapësirave publike, institucioneve, si spitale, qendra shëndetësore, shkolla, kopshte, rrugë, pallate, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shkon në 25 numri i viktimave në Greqi nga COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Bashkia e Kukësit shpërndan 10 ton miell për familjet në nevojë

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Humbi jetën në aksident, homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti mbahen sot në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë Aktualitet

E TRISHTË/ Humbi jetën në aksident, homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti mbahen sot në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT