• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Kosova raporton edhe 26 raste të reja me COVID-19, shkon në 449 numri i të infektuarve
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Kosova raporton edhe 26 raste të reja me COVID-19, shkon në 449 numri i të infektuarve

17 April, 2020 Delo.autor Rajon

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri të ditur se të enjten, janë konfirmuar edhe 26 raste me koronavirus në Kosovë. Po ashtu, njoftohet se janë shëruar edhe 8 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri.

Gjatë ditës së enjte në Kosovë u raportua për dy vdekje si pasojë e sëmundjes COVID-19. Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 11 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar.

Më herët, ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se rastet me koronavirus që po paraqiten në spitale, janë gjithnjë e më të rënda.

DEKLARATA E PLOTË
TETË TË SHËRUAR DHE NJËZET E GJASHTË RASTE ME COVID-19!
Sot më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 195 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej njëzet e gjashtë (26) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime.

Sot më 16 prill 2020, janë shëruar edhe tetë (8) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79).

Më datë 16 prill 2020, nga Klinika Infektive janë raportuar edhe dy raste të vdekjes.Rasti i parë, e gjinisë femër me moshë 73 vjeç nga Llugaxhi-Pejë, e konfirmuar me COVID-19 me datë 26.03.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar në Mjekimin Intenziv nga data 25.03. -16.04.2020, e intubuar dhe në respiratore. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati).

Rasti dytë: e gjinisë femër me moshë 71 vjeç nga Smrekonicë-Vushtrri, e konfirmuar me COVID-19 me datë 05.04.2020. Pacientja është referuar nga QE e spitalit të Vushtrrisë dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 05.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacientja ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar, Hipertension arterial dhe kardiomiopati ).

Nga data 08 shkurt deri më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.915 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e katërdhjetë e nëntë (449) me njëmbëdhjetë (11) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 16 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.168.045 raste të COVID-19 dhe 144.645 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI "MAQELLARA"/ Kapet në Dibër 31-vjecari me dy emra, i shumëkërkuar në Itali. Në aksion edhe Interforza italiane
Previous article KORONAVIRUSI/ Mbi 2.1 milion të infektuar me Covid-19 në botë, 146 mijë viktima dhe 552 mijë të shëruar

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT