• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Kosova nuk pret të ketë të sëmurë për të marrë masa, mbyllen të gjitha
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Kosova nuk pret të ketë të sëmurë për të marrë masa, mbyllen të gjitha

12 March, 2020 k.autor Rajon

Qeveria e Kosovës nuk ka pritur të ketë raste me Covid 19 të identifikuara për të vendosur mbylljen e linjave me vendet fqinje dhe masat e tjera izoluese.

RTK raporton se në mbledhjen e jashtëzakonshme, qeveria ka vendosur që procesi mësimor të pezullohet në të gjitha shkollat e Kosovës deri në 27 mars 2020.

Po ashtu është marrë vendim edhe për pezullimin e të gjitha linjave ajrore. Ashtu si Shqipëria, Kosova ka nivel të lartë emigracioni, sidomos në Gjermani e Zcicër.

Po ashtu qeveria vendosi vetë-karantim të të gjithë personave që hyjnë në Kosovë nga vendet që është përhapur koronavirusi.

“Në Kosovë akoma nuk kemi asnjë të konfirmuar më koronavirus. Por duke marrë parasysh situatën në vendet fqinjë në mbledhjen e jashtëzakonshme qeveria ka vendosur që të marren masa paraprake.

Ndër këto masa janë: ndërprerja e procesit mesimor në të gjitha nivelet deri me 27 mars 2020. Pezullimi i linjave ajrore. Kontrolli kufitarë në të gjitha pikat kufitarë. Vetëkarantim i detyruar i të gjithë qytetarëve të Kosovës që hyjn nga vendet e prekura.

Të gjitha aktivitetet publike do të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut. Ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, palestrave pas orës 19:00. Të gjitha institucionet private e publike të marrin masa me dezinfektim për parandalimin e virusit”, raporton RTK.

Më poshtë mund t’i lexoni të gjitha masat që ka aprovuar qeveria e Kosovës si parandalim për koronavirusin:

Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor.

Kontroll i detyruar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetje të PK-së.

Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.

Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.

Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, detyrohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT E RREPTA KUNDËR KORONAVIRUS/ Nga nesër në 06:00 deri të dielën në mesnatë mbyllet qarkullimi edhe i automjeteve private në 8 qarqe
Previous article KORONAVIRUSI/ Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve: Të ndalohen veprimtaritë fetare, që bien ndesh me rregullat e qeverisë shqiptare

k.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT