• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Komenti: Bllokimi nga COVID-19 po vjen – vetëm kështu bëhet
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Komenti: Bllokimi nga COVID-19 po vjen – vetëm kështu bëhet

18 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa kohë do të vazhdojë kjo? Më shpejt e gjitha do të kalojë po t’u përmbahemi rregullave që janë të nevojshme në këtë krizë, thotë Felix Steiner.

Po të ma kishit parashikuar atë që njoftoi kancelarja të hënën në mbrëmje një javë më parë, do t’u kisha tallur. Masa të tilla në Gjermaninë moderne, ku liria individuale është mbi të gjitha? E pakonceptueshme! Po, në Kinë kjo mund të funksionojë. Edhe në Iran ose në Rusi – kudo ku njerëzit janë mësuar prej dekadash që shteti t’u bjerë në qaftë. Po këtu në mes të Evropës? Kurrë!

Po tani kjo po ndodh. E ka edhe kuptim. Sepse shifrat e infektimeve në Gjermani dhe në vendet fqinje thuajse po shpërthejnë këto ditë. Askush nuk dëshiron kushte si në Italinë veriore. Atje, si në spitale ushtarake, mjekët duhet të vendosin se kë ia vlen akoma të mjekosh dhe kë vetëm duhet ta lënë shtrirë të vdesë.
Mesazhi nuk ka mbërritur ende kudo

Deri këtu, e kuptueshme. E megjithatë mesazhi i asaj që çfarë është në diskutim tani ende nuk ka arritur te shumë njerëz. Edhe pse konferenca e shtypit e kancelares të enjten e kaluar dhe të kryeministrave të ndryshëm të landeve të premten ishin më shumë se mbresëlënëse. Shumë njerëz që njoh janë frikësuar.

Steiner Felix Kommentarbild AppFelix Steiner

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, siç tregon pamja sigurisht jo përfaqësuese nga dritarja e dhomës time në tre ditët të kaluara: të shtunën në mbrëmje, si çdo të shtunë tjetër, fqinji im shkoi të luante me birila – shoqëri në maksimum. Të rinjtë e rrugës jonë ishin bashkë në stërvitjen e futbollit të shtunën dhe të dielën. Dhe kur u mbyllën shkollat të hënën, gjendja shpirtërore në rrugë është si në pushimet e verës. Me ndryshimin që tani jashtë luajnë së bashku edhe më shumë fëmijë, sepse aktualisht nuk ka familje me pushime. Por moti këto ditë është mrekullisht me diell dhe i ngrohtë. Tamam pranverë.

Do të ketë edhe më shumë ndalime

Lista e ndalimeve të qeverisë federale dhe landeve ka ende shumë përjashtime: prandaj, ashpërsimi i mëtejshëm i masave në ditët në vijim nuk përjashtohen, janë pothuajse të sigurta – mjafton të shohim vetëm Francën, Italinë ose Spanjën. Atje ekzistojnë tashmë ndalime të vërteta për të dalë jashtë shtëpisë. Blerje lejohet të bëjë vetëm një numër i caktuar i njerëzve në të njëjtën kohë.

Askush nuk i do të gjitha këto, dhe këto mund të funksionojnë vetëm për një kohë relativisht të shkurtër – edhe kjo nuk dihet. Pra, le të jemi ambiciozë: le të përpiqemi t’ia dalim mbanë pa ndalime të tjera, e t’i marrim përfundimisht seriozisht rregullat ekzistuese!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË HUNGARI/ Kryeministri Orban fajëson studentët e huaj, politikanë të opozitës dhe miliarderin George Soros
Previous article KORONAVIRUSI/ 4 raste të reja, shkon në 59 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT