“Kina është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA në luftën kundër koronavirusit”, tha ministri i shëndetësisë në Kinë Ma Xiaowei, gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA, Aleks Azar të hënën.
Gjatë telefonatës, Ma Xiaowei tha se Kina ka ushtruar “hapje, transparencë dhe përgjegjësi” në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit të ri.
Ai shtoi se Kina është e gatshme të ndajë përvojat e saj me SH.B.A.
Sipas deklaratës, Azar vlerësoi Kinën që kishte arritur sukses të madh në luftën kundër koronavirusit dhe ranë dakord të punojë me Kinën për të mbrojtur shëndetin publik në të gjithë botën.


