Italia vijon të shënojë rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit nga 90 mijë testime të kryera kanë rezultuar të prekur me Covid 1648 persona, ndërsa gjithashtu raportohen dhe 24 viktima.
Ndërkohë situata paraqitet alarmante dhe në Britaninë e Madhe. Infeksionet e reja janë rritur me 7143 raste të reja duke shënuar kulmin e katër muajve të fundit pas dy ditësh ngadalësimi.
Në 24 orët e fundit ka patur edhe 71 vdekje, shifra më e lartë që para stinës së verës.
Ka gjithashtu një rritje të mprehtë të totalit të shtrimeve në spital, i cili tejkaloi 2 mijë, ndërsa ka 297 pacientë ndodhen në kujdes intensiv. Në vend totali i të prekurve nga koronavirusi është 446 156 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 42072.
Gjermania ka patur sot 747 raste të reja dhe 4 viktima. Totali i vdekjeve në vend është 9549 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve është rritur në 289.365.