• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Itali, jep shpresë ilaçi kundër artritit. Në Napoli dy të infektuar u përmirësuan brenda 24 orëve
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Itali, jep shpresë ilaçi kundër artritit. Në Napoli dy të infektuar u përmirësuan brenda 24 orëve

9 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa në Kinë është përdorur në mbi 20 pacientë një ilaç kundër artritit dhe ka dhënë rezultate të mira, edhe në qytetin e Napolit, në Itali nisi trajtimi me këtë ilaç te dy pacientë të cilët u paraqitën në spital në gjendje të rëndë dhe tashmë pas 24 orësh nga infuzioni ata kanë patur përmirësime inkurajuese.

Rezultati pozitiv shpërblen përpjekjet e mëdha ekipore të mjekëve të repartit të onkologjisë dhe terapive inovative dhe virologëve bashkë me disa mjekë të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, si dhe një ekipi i mjekëve nga Cotugno.

Lajmi shpresëdhënës u dha nga gazeta italiane “Il Messaggero”.

Teksa në Itali numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm qeveria italiane vendosi të zgjerojë zonën e kuqe në tërë Lombardinë dhe 14 provinca të tjera të shpërndara midis Piemonte, Emilia Romagna, Veneto dhe Marche, një masë që prek rreth 16 milion njerëz, ekspertët e komitetit tekniko-shkencor pranë qeverisë, ndërkohë janë duke punuar për të parashikuar se si do të shkojë kurba në grafikun e epidemisë.

Drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro, tha se askush nuk ka një ‘Sferë kristali’ por sipas ekspertve gjatë kësaj jave do të ketë një rritje të fortë të numrit të të infektuarve dhe viktimave. Po sipas modeleve të parashikimit, në tetë ditët e ardhshme Italia mund të prekë majën e epidemisë, pas së cilës kurba e infeksionit do fillojë të ulet, gjithnjë nëse njerëzit i përmbahen dispozitave të qeverisë dhe shkencëtarëve,  gjë që do të thotë ndjenjë përgjegjësie, heqje dorë nga zakonet e vjetra dhe përshtatje me një stil të ri jetese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUS/ Bino: Djali nga Tirana, pacienti zero, por nuk ka transmetim komunitar. Në ISHP bëhen 200 analiza në ditë
Previous article KORONAVIRUSI/ Ministria e Shëndetësisë: Kufizohen dhe ndalohen operacionet e planifikuara...përveç urgjencave

k.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT