• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Investigimi i CNN: Asnjë rast i identifikuar me epidemi nga kontrollet e temperaturës në aeroporte
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Investigimi i CNN: Asnjë rast i identifikuar me epidemi nga kontrollet e temperaturës në aeroporte

23 February, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Një nga imazhet më të përhapura në të gjithë botën, pas shpërthimit të koronavirusit është një termometër që u vihet pasagjerëve të avionëve, shkruan rrjeti i njohur informativ amerikan, CNN.

Njëmbëdhjetë aeroporte në SHBA po kryejnë kontrolle të temperaturës si pjesë e një mbikqyrjeje të zgjeruar për koronavirusin dhe masat mund të duken qetësuese. Nëse dikush nuk ka temperaturë, duket sikur është në rregull apo jo?

Mos dilni në përfundime kaq shpejt!

Ndërsa Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ekzaminoi më shumë se 30 000 pasagjerë gjatë muajit të kaluar, kontrollet në aeroporte nuk kanë regjistruar asnjë rast të vetëm me koronavirus.

Ka kohë që debatohet në lidhje me dobinë e kontrolleve të temperaturës në aeroporte, por kjo përvojë e fundit në aeroportet amerikane dhe një studim i ri europian, tregojnë se ato nuk funksionojnë.

Në fillim të këtij muaji, studiuesit britanikë publikuan një studim që tregon se pjesën më të madhe të rasteve, kontrollet e temperaturës nuk mund të zbulojnë nëse një person është i prekur apo jo nga koronavirusi.

Kontrollet e temperaturës në aeroportin e Izraelit rezultuan aq të padobishme sa që vendi vendosi të mos i kryente më gjatë shpërthimit të koronavirusit. Izraeli i përdori ato në vitet e mëparshme gjatë shpërthimit të Ebolas, SARS-it dhe H1N1, por zbuloi se nuk funksiononin.

“Nuk është efektive dhe as efikase”, deklaroi drejtori i asociuar i Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, Itamar Grotto.

Grotto theksoi se një temperaturë normale jep siguri të rreme. Pasagjerët me temperaturë normale mund të jenë ende në periudhën e inkubacionit, gjë që do të thotë se ata janë të infektuar, thjesht nuk kanë shfaqur ende temperaturë.

Për më tepër, sipas studimeve të publikuara, një numër i vogël i pacientëve me koronavirus nuk kanë temperaturë.

Për këtë arsye, disa ekspertë janë të bindur se kontrollet e temperaturës në aeroporte janë të padobishme.

“Nuk mendoj se kontrollet e temperaturës në aeroporte kanë ndonjë efekt të madh në ndalimin apo dhe ngadalësimin e transmetimit. Ne thjesht nuk kemi asnjë të dhënë të fortë për ta mbështëtur atë”, deklaroi Michael Osterholm, epidemiolog dhe profesor në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Minesotas.

Që nga mesi i janarit, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka përdorur kontrolle të temperaturës në aeroporte, fillimisht te personat që fluturonin nga Wuhan, Kinë, epiqendra e shpërthimit, dhe tani për të gjithë pasagjerët që kanë qenë kudo në Kinë gjatë 14 ditëve te kaluara.

Kontrollet e temperaturës janë pjesë e një përpjekjeje të përgjithshme ekzaminimi që përfshin dhënien e kartave të pasagjerëve duke u thënë atyre të kujdesen për ethet, kollën dhe problemet me frymëmarrjen, të gjitha simptomat e sëmundjes së koronavirusit të ri, të quajtur edhe COVID-19.

“Gjetja e personave të sëmurë mbron më efektivisht shëndetin dhe sigurinë e publikut amerikan”, theksoi Martin Cetron, drejtor i Divizionit të Migracionit Global dhe Karantinës në CDC.

Disa ekspertë thonë se janë simptomat e thjeshta faktori kryesor për zbulimin e infeksionit të koronavirusit dhe jo një termometër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kosova ndalon mallrat me origjinë shtazore, epidemia ndikon në rënien e blerjeve online nga Kina
Previous article "LE FIGARO" (1911)/ Paqja, sipas deputetit shqiptar Ismail Qemali, është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve për këtë arsye

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT