• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali: Të rinjtë nuk duhet të ndjehen imun ndaj epidemisë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali: Të rinjtë nuk duhet të ndjehen imun ndaj epidemisë

10 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një analizë e Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali zbulon se në të gjitha grupmoshat është e nevojshme të respektohen rregullat e distancës sociale për të shmangur infektimin. Një në pesë persona, në mesin e atyre që janë testuar pozitiv nga virusi i ri deri më tani, është midis 19 dhe 50 vjeç.

Këto të dhëna konfirmojnë sesi të gjitha grupmoshat kontribuojnë në përhapjen e infeksionit.

Analiza, nga më shumë se 8000 raste pozitive, del në rezultate se 1.4 përqind e të infektuarve janë nën moshën 19 vjeç, 22.0 përqind janë në intervalin 19-50 vjeç, 37.4 përqind midis 51 dhe 70 vjeç dhe 39,2 përqind janë mbi 70 vjeç, për një moshë mesatare 65 vjeç, nga të cilët, 62.1 përqind janë burra.

Sipas Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, koha mesatare midis datës së fillimit të simptomave dhe diagnozës është  3-4 ditë. 10 përqind e rasteve janë asimptomatikë, 5 përqind shfaqin pak simptoma, 30 përqind me simptoma të buta, 31 përqind janë simptomatike, 6 përqind kanë simptoma të rënda dhe 19 përqind janë në gjendje kritike.

Deri tani, në Itali 24 përqind e rasteve të ekzaminuara janë shtruar në spital. Më shumë se gjysma e të vdekurve nga infeksioni janë mbi 80 vjeç, dhe dy të tretat e tyre kanë 3 ose më shumë gjendje kronike para-ekzistuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CR7 U LARGUA PAS SFIDËS NDAJ INTER DREJT PORTUGALISË/ Ja çfarë do të ndodhë për ndeshjen Champions ndaj Lyon
Previous article KORONAVIRUSI/ E gjithë Italia "zonë e mbrojtur", Kryeministri Conte: Sot është momenti i përgjegjësisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT