• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Humbja e shijes dhe nuhatjes ndodh në 90% të rasteve me COVID-19
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Humbja e shijes dhe nuhatjes ndodh në 90% të rasteve me COVID-19

14 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Ethe, lodhje dhe kollë e thatë janë simptomat më të shpeshta të koronavirusit. Dhimbje muskulore, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe diarre mund të jenë të tjera që janë shfaqur në jo pak raste. Por në mënyrë të veçantë janë dy simptomat që veçohen nga të tjerat: humbja e shijes dhe nuhatjes, të cilat mund të jenë të pjesshme, ose edhe të plota. Disa shoqata mjekësore franceze i kishin raportuar këto simptoma si të dukshme që më 20 mars, sipas revistës së konsumatorëve “60 Millions de Consommateurs”.

Sipas një studimi anamnezik të kryer nga specialistë të otorinolaringologjisë me mbi 400 pacientë Covid-19 në kushte jo serioze, të cilët janë trajtuar në 12 spitale evropiane, humbja e shijes dhe nuhatjes ka rezultuar e pranishme në rreth nëntë raste nga 10 të tilla. Shifra këto shumë më të larta sesa kishin përllogaritur më parë disa studiues britanikë, të cilët folën për praninë e këtyre simptomave vetëm nte një e treta e të prekurve nga epidemia.

Në mënyë të veçantë, duket se humbja totale e nuhatjes prek gratë pak më shpesh sesa burrat (92% kundrejt 82%). Në shumicën e rasteve (65%) këto shenja shfaqen së bashku me simptomat tipike të koronavirusit, por 12% e pacientëve zbuluan se kishin humbur ndjesinë e shijes dhe nuhatjen më herët dhe 20% se nuk kishin pasur ndonjë simptomë tjetër të ngjashme me ato të ftohjes ose gripit.

Prandaj nuk mund të themi se bëhet fjalë për të njëjtën simptomë (humbje e shijes dhe nuhatjes) që ndodh në rastet e ftohjes, kur shkaku është hunda e bllokuar, por duket se kjo shkaktohet nga dëmtimi i nervit përgjegjës për nuhatjen. Si pasojë, humbja e shijes, e cila është më komplekse, nuk shkaktohet nga një dëmtim i drejtpërdrejtë, por është e reflektuar.

Për këtë arsye, mjekët francezë këshillojnë njerëzit që përjetojnë humbjen e papritur të shijes dhe nuhatjes të izolohen dhe të monitorojnë shfaqjen e mundshme të simptomave të tjera karakteristike të Covid-19, të tilla si ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në gjysmën e rasteve, shija dhe nuhatja duket se kthehen mjaft shpejt pas shërimit. 44% e pacientëve u përgjigjën se ata u shëruan brenda dy javësh. Për të tjerët, kjo kohë mund të jetë më e gjatë, madje mund të shkojë deri një vit. Për të shpejtuar procesin e rimëkëmbjes së shqisave, ekspertët francezë sugjerojnë një terapi trajnimi të përdorur tashmë për nuhatjen. Metoda konsiston në nuhatjen e disa “aromave të pastra ” – për shembull kafe, vanilje, trumzë, karafil, kopër dhe koriandër – pasi t’ua keni lexuar emrin, për të bërë të mundur që sistemi ndijor ta lidhë informacionin me ndjesinë në nivel cerebral.

Il Fatto Alimentare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRIMINELËT NUK BËJNË PUSHIME"/ Interpol apel qytetarëve: Ruhuni nga mashtruesit online me produktet COVID-19
Previous article NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV/ Çdo biznes i vogël (i hapur dhe i mbyllur) nuk do paguajë qira për 2 muaj

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT