Në pak më shumë se një javë, Cristina Magni, 37-vjeç, në zonën e Bergamos, humbi babanë dhe bashkëshortin e saj karabinier nga koronavirusi.
Kur burri i saj karabinier Claudio Polzoni filloi të ndjehej keq, ata menduan se ishte thjesht grip, por situata u rëndua ditë pas dite.
Një natë gjendja e policit u përkeqësua, por mjeku i kontaktuar nga telefoni nuk donte ta shtronte në spital.
Pastaj ai vdiq. Kjo është drama e Cristina Magni, e cila brenda një jave humbi babanë dhe burrin nga koronavirusi, dy nga viktimat e shumta në zonën e Bergamos.
Tani duhet të bëhet e fortë për vajzën e saj 10-vjeçare.
“Duhet të kisha insistuar, por respektova vendimin e mjekut. Dhe tani pendohem. Vazhdoj të mendoj për të “, thotë ajo.
Në ditët në vijim, gruaja, e cila jeton në Brignano Gera d’Adda, mori vetëm një lajm për burrin e saj nga kolegët e tij karabinierë.
“Pastaj një mbrëmje ai kaloi në arrest kardiak. Unë kurrë nuk e pashë më Claudion.”
Më parë ajo kishte humbur babanë e saj, po nga virusi, por të paktën kishte arritur ta shihte dhe ta përshëndeste për herë të fundit.
Pas vdekjes së babait, vajza 10 vjeçare e Cristinës donte të takonte kolonelin dhe i dhuroi një vizatim: “Faleminderit karabinierë!”