• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Historia e “gjuetarit” të viruseve, i infektuar nga Covid-19: Ishte si të më kalonte treni mbi vete
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Historia e “gjuetarit” të viruseve, i infektuar nga Covid-19: Ishte si të më kalonte treni mbi vete

27 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Njëriu që ‘ndoqi nga pas’ viruset gjatë gjithë jetës së tij, që nga SIDA e deri në Ebola, përfundimisht u infektua nga koronavirusi.

Ai shprehet se përvoja e tij ishte e tmerrshme: “Ishte sikur të më kalonte një tren përsipër trupit. E nënvlerësova dhe gabova. Kurrë nuk kam qenë i sëmurë në jetën time por kjo ishte si të isha i sëmurë prej dhjetë vitesh. Mendova se Covid-19 ishte si Sars ose si grip. Por mësova të kundërtën pasi e pësova”. Kështu tha për New York Times dhe revistën belge Knack, Dr. Peter Piot, shtatëdhjetë e një vjeç, drejtor i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe një nga studiuesit pionierë në luftën kundër AIDS dhe Ebola në Afrikë, i cili rrezikoi jetën për shkak të Covid-19.

I shtruar me urgjencë në spital, pastaj i intubuar dhe më pas me fat i mbijetuar, Peter Piot thotë se ‘Kjo ishte hakmarrja e viruseve që deri tani ua ka vështirësuar jetën.

Historia e Piot është nga ato histori shembuj që tregon se koronavirusi nuk është si gripi dhe se nuk duhet nënvlerësuar.

Më 19 mars simptomat e para që u shfaqën te Piot ishin ethet dhe temp pak nën 38 gradë si dhe dhimbje e fortë koke. “Edhe flokët më lëndonin…nuk kisha kollë, shpresoja të mos ishte Covid”.

Por gjërat u përkeqësuan

Piot tha se “kur futesh në intubim, shpresa për të jetuar është vetëm 30% ose edhe më pak. E njëjta gjë ishte edhe me Ebola në Afrikë në vitin 2014. Shumë njerëz besojnë se Covid-19 vret vetëm 1 përqind të pacientëve dhe pjesa tjetër e njerëzve kanë simptoma të gripit por gabojnë- paralajmëron Piot.

“Shumë pacientë, edhe nëse mbijetojnë, do të kenë dëmtim të pakthyeshëm të veshkave, ose probleme të zemrës për pjesën tjetër të jetës së tyre. Sistemi nervor do ndikohet gjithashtu nga sëmundja.Të gjitha organet janë në rrezik me Covid-19”.

“Pa një vaksinë,” përfundon Piot, “ne kurrë nuk do të kthehemi në jetën tonë normale. Dhe nuk është e sigurt që do ta kemi.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITEN NË 3 MINUTA DY BIZNESE NË LIBRAZHD/ Mënyra e përdorur nga autorët shokon pronarët dhe policinë
Previous article KORONAVIRUSI/ Mjeku Mezini: Arsyet që mendohet se ndikuan në numrin e ulët të vdekshmërive nga COVID-19 në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT