• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITEN NË 3 MINUTA DY BIZNESE NË LIBRAZHD/ Mënyra e përdorur nga autorët shokon pronarët dhe policinë
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITEN NË 3 MINUTA DY BIZNESE NË LIBRAZHD/ Mënyra e përdorur nga autorët shokon pronarët dhe policinë

27 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një grup i strukturuar vjedhësish profesionistë prej disa muajsh po zhvillon aktivitet kriminal në Qarkun e Elbasanit, duke vjedhur bizneset e mëdha në qendrat e qyteteve.

Gjatë kësaj prag mesjave, hajdutë profesionistë kanë vjedhur me thyerje një supermarket dhe një market mjaft të rëndësishëm në lagjen numër 1 të qytetit të Librazhdit. Vjedhja e këtyre bizneseve është realizuar me një shpejtësi të pabesueshme.

Banda e vjedhësve ka qenë tejet e organizuar në hapjen me thyerje të dyerve të bizneseve dhe në vjedhjen e mallrave me vlerë, që ndodheshin në to. Mënyra perfekte e realizimit të vjedhjes ka shokuar pronarët e këtyre bizneseve dhe policinë. Vjedhësit kanë arritur t’i koordinojnë veprimet në mënyrë perfekte dhe me një shpejtësi mjaft të madhe.

Në më pak se 3 minuta grupi i vjedhësve kanë arritur të hapin dyert e një supermarketi dhe të një marketi pa ju trembur rënies së sinjalit të alarmit dhe kamerave të shumta të sigurisë të instaluara në këto biznese. Pasi kanë marrë mallin nga bizneset, e kanë ngarkuar në automjete dhe janë larguar për në drejtim të Elbasanit.

Paraprakisht bëhet me dije se vjedhja është kryer nga katër persona të maskuar, të cilët janë larguar së bashku me mallrat e vjedhura me dy automjete. Dyshohet se banda e vjedhësve ka qenë e armatosur dhe se automjetet e përdorura prej tyre kishin targa fallso. Ndërkohë, burime të besueshme thanë se vjedhja e kryer u ka shkaktuar këtyre dy bizneseve një dëm prej disa mijëra euro.

Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve të këtyre bizneseve. Pak muaj më pare, në Librazhd u rregjistruan disa vjedhje të tjera të bujshme, mes të cilave edhe vjedhja për herë të tretë e një argjendarie.

Rasti i fundit ka alarmuar pronarët e bizneseve në Librazhd, të cilat edhe pse janë me sisteme alarmi dhe kamera sigurie, ndjehen të sfiduara nga rrezikshmëria e paraqitur së fundi nga banda vjedhësish kaq të mirëorganizuara, që thuhet se kanë shtuar aktivitetin e tyre kriminal fuqishëm në Qarkun e Elbasanit prej fillimit të këtij viti.

Nga ana e saj, policia lokale nuk ka dhënë detaje për vjedhjet e fundit në bizneset e Librazhdit dhe ende nuk është e qartë se deri ku mund të jetë shtrirë veprimtaria e kësaj bande vjedhësish kaq të rrezikshëm.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NUK QENKA DHE AQ KEQ TË NGECËSH NË KENIA”/ Luiza Gega flet nga Afrika: Po bëj fazën përgatitore më të gjatë të jetës
Previous article KORONAVIRUSI/ Historia e "gjuetarit" të viruseve, i infektuar nga Covid-19: Ishte si të më kalonte treni mbi vete

Delo.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT