• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Gjermania ka pak viktima dhe një nga arsyet janë infermierët
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Gjermania ka pak viktima dhe një nga arsyet janë infermierët

28 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania është një 10 vendet me numrin më të lartë të njerëzve të diagnostikuar me Covid-19. Referuar të dhënave, Gjermania ka shumë më shumë të prekur se Franca, përkatësisht më shumë se 50,000 të infektuar krahasuar me 33,402 të Francës, mirëpo numri i vdekjeve është i ndryshëm. Në Gjermani kanë ndërruar jetë 321 persona, ndërkohë që në Francë 1,997. Situata paraqitet kritike edhe në Iran, ku nga 32,332 të infektuar, 2,378 kanë ndërruar jetë.

Ekspertët e shëndetit po përpiqen të analizojnë se çfarë ka bërë ndryshe Gjermania dhe ku qëndron suksesi i përballjes me Covid-19. Sigurisht që disa janë të mendimit se Gjermania është ende ne fazën ku kanë qenë shtetet e tjera më parë, mirëpo të tjerë ekspertë (via CNN) thonë se sistemi mjekësor është një pikë kyçe në këtë pandemi. Ata u referohen infermierëve.

Politika e Gjermanisë për të rekrutuar sa më shumë mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe shumë shqiptarë, është e njohur tashmë.

Masat parandaluese, strukturat mbrojtëse, shtretërit dhe spitalet nuk kanë ndonjë ndryshim shumë të madh me vende të tjera të zhvilluara, mirëpo dallojnë në një pikë: Numri i infermierëve në krahasim me popullatën e përgjithshme.

Gjermania ka 13.2 infermierë për 1,000 banorë dhe është shifra më e lartë në të gjitha vendet e prekura nga koronavirusi.

Numri i lartë i infermierëve është një faktor i rëndësishëm sepse është thelbësor për menaxhimin e pacientëvë dhe rrjedhimisht në sigurimin e mbijetesës. Një spital që kupton rëndësinë e infermierëve është padyshim një spital efektiv që ka më shumë mundësi të përmirësojë gjendje kaotike si kjo e pandemisë.

(anabel) Burimi: CNN & Euronews/ Të dhënat (27 mars, ora 21:00) John Hopkins Institute

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Infermierja britanike s’mundi t’i mbante lotët. Fqinjët dolën të gjithë në rrugë, për t’i bërë një… (FOTO+VIDEO)
Previous article “E PRES ME PADURIM, NË ANKTH...”/ Namik Dokle DEDIKIM PREKËS për të bijën mjeke në Itali: Jam mirë babushi, po luftojmë

Delo.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT