• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Gjermania duhet të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Gjermania duhet të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi

7 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa Austria dëshiron t’i zbusë gradualisht masat kundër epidemisë së Coronës, qeveria gjermane do të vazhdojë kursin e kufizimeve – sepse ato kanë efekt, mendon Jens Thurau.

“Ne do të përjetojmë një Pashkë krejt të ndryshme nga kurrë më parë. “Kjo është një nga frazat kryesore në video-podcast-in e fundit të kancelares, Angela Merkel. Këtë vit nuk do të ketë asnjë shërbesë fetare, nuk do të ndizen zjarret tradicionale të Pashkëve, nuk do të ketë vizita te të afërmit, shëtitje në grupe të mëdha, sidomos nuk do të ketë udhëtime brenda apo jashtë Gjermanisë.

Dhe të gjitha këto, edhe pse kancelarja thotë se shifrat e fundit të Institutit për Epidemiologjinë Robert Koch japin shkas “për një shpresë të vogël”, sepse numri i infeksioneve po rritet me ritme më të ngadalshme. Gjithësesi, numri absolut i të infektuarve është tashmë tepër i lartë dhe sipas mendimit të ekspertëve ai do të vazhdojë të rritet.

Blerja me furi e pajisjeve mbrojtëse, maskave, veshjeve speciale e të tjera, tregon se Gjermania nuk u tregua e shpejtë në furnizimet përkatëse, si p.sh. Austria. Nga ana tjetër spitalet në Gjermani janë mjaft mirë të pajisura me shtretër për pacientët që mund të infektohen me virusin Corona.

Ekuilibër i vështirë

Se sa e vështirë është gjetja e ekuilbrit dhe masës së duhur mes mbrojtjes së shëndetit dhe shqetësimit për ekonominë e vendit tregon mbyllja e kufijve.

Për më shumë se tri javë kufijtë me disa vende evropiane, si me Austrinë, Francën dhe Zvicrën, janë mbyllur për shumicën e njerëzve. Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer do tani gjithashtu të mbyllë edhe kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke, Belgjikën dhe Holandën. Këto plane po kundërshtohen prej qeverive të landeve gjermane që kufizohen me Belgjikën dhe Holandën, sepse në këtë zonë lidhjet ekonomike gjermano-belgo-holandeze janë më të ngushta se në të gjithë Evropën.

Nga data 10 prill, kushdo që hyn në Gjermani pasi ka kaluar disa ditë jashtë vendit, duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë, që të mos sjellë burime të reja infeksioni nga jashtë.

Thurau Jens Kommentarbild AppJens Thurau

Mbështetje për qeverinë

Në kushtet e pandemisë së Coronës qeveria po merr vendime të menjëheshme për të mbështetur sipërmarrjen e vogla dhe të mesme me kredi. Dhe njerëzit i besojnë politikës në Berlin.

Por mesazhi kryesor është: Gjermania ka vendosur një herë për një herë të vazhdojë kursin e kufizimeve drastike të lëvizjeve të qytetarëve. Qeveria gjithashtu ndjehet e mbështetur prej nivelit të lartë të mbështetjes që gjen për këtë kurs në radhët e publikut të gjerë. Besimi i qeverisë tek njerëzit duket se është mjaft i madh që t’u kërkojë atyre që këtë herë të vetme t‘i kalojnë Pashkët prej kufizimeve krejt ndryshe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Do të vijë medikamenti kundër Coronas nga Kuba në Gjermani?
Previous article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Digjet banesa në Mat, plagosen çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët

Delo.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT