• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Evropa, epiqendra e pandemisë. Të rejat më të fundit
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Evropa, epiqendra e pandemisë. Të rejat më të fundit

25 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shumë vende evropiane kanë ndërmarrë masa të rrepta për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi shpërthimi vazhdon të përkeqësohet çdo ditë edhe më shumë në të gjithë kontinentin.

Ju njohim me zhvillimet me të fundit:

Spanjë: Kryeministri Pedro Sanchez do të kërkojë sot nga parlamenti që të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme në vend edhe për dy javët në vazhdim, deri në datën 11 prill.

Numri i viktimave dhe rastet e reja të infeksioneve janë rritur në ditët e fundit, duke e kthyer Spanjën në vendin më të prekur nga koronavirusi në Evropë, pas Italisë.

Ajo që është akoma më shqetësuese është fakti se më tepër se 5.000 nga 40.000 rastet e konfirumuara janë punëtorë të kujdesit shëndetësor.

Në Spanjë numërohen 42,058 të infektuar, 2,991 viktima dhe vetëm 3,794 pacientë janë shëruar.

Francë: Këtë të martë, Franca u bë vendi i pestë që pësoi më shumë se 1.000 vdekje që prej fillimit të shpërthimit të virusit. Jerome Salomon, zyrtari më i lartë i shëndetit në vend ka paralajmëruar se numri mund të jetë akoma më i lartë se kaq – 1.100 viktimat e konfirmuara janë ata që kanë ndërruar jetë në spitale.

Masat e rrepta të izolimit janë mjeti i vetëm efektiv dhe duhet të zgjaten deri në gjatë javë, nga periudha fillestare 15 ditore.

Në Francë numërohen 22,304 të infektuar, 1,100 viktima dhe vetëm 3,281 pacientë të shëruar.

Italia: Vendi më i prekur në botë jo vetëm në Evropë ka shtuar ndëshkimet për thyerjen e masave të vendosura, përfshirë këtu gjobat në mijëra euro dhe një burgim pesë vjeçar për këdo që teston pozitiv me Covid-19 dhe thyen karantinën.

Kryeministri Conte ka mohuar sugjerimet se izolimi do të zgjasë deri në korrik duke thënë se do të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Në Itali numërohen 69,176 të prekur, 6,820 viktima dhe vetëm 8,326 pacientë të shëruar.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFITOJNË SHUMË SHQIPTARË/ Qeveria greke aprovon vendimin për lirimin e të burgosurve, ja kush falet
Previous article TË IZOLUAR NGA COVID-19/ Familja Meta, festë në kohë koronavirusi

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT