• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Eksperti iranian paralajmërim për COVID-19: Katastrofa është pranë derës
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Eksperti iranian paralajmërim për COVID-19: Katastrofa është pranë derës

25 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Prof. Dr. Masoud Mardani, anëtari i Komitetit Shkencor për coronavirusin e ri (COVID-19) në Iran, paralajmëroi për “katastrofë” në rast se nuk zbatohet ndalesa e udhëtimit në vendin ku kanë humbur jetën afër 2.000 persona nga pandemia.

Merdani vlerësoi zhvillimet dhe masat në lidhje me COVID-19 në Iran.

Ai tha se shpejtësia e përhapjes së virusit në Iran është më e lartë se ajo në Kinë.

“Ne e vërejtëm epideminë pasi u përhap në vend. Rastet e para të konfirmuara në Qom, ishin shfaqur disa javë më parë. Nuk u realizua izolimi gjatë kësaj periudhe dhe epidemia që filloi në Qom u përhap edhe në qytetet tjera”, u shpreh ai.

Mardani potencoi se në ditë 100 deri 150 persona humbin jetën nga COVID-19, ndërsa mijëra diagnostikohen me virusin, duke shtuar se të dhënat që i publikon ministria e shëndetësisë janë vetëm rastet që regjistrohen nëpër spitale.

“Në rast se nuk parandalohen vizitat për festën e Nevruzit, kjo do të thotë se katastrofa është pranë derës”, tha Mardani.

“Sanksionet e SHBA-së shkaktojnë rritjen e vdekjeve”

Mardani më tutje theksoi se një pjesë e popullit nuk e marrin me seriozitet epideminë, duke shtuar se sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit ndikojnë negativisht në luftën kundër coronavirusit.

“Sanksionet e SHBA-së shkaktojnë rritjen e vdekjeve”, tha ai.

Ndërkohë, ai vlerësoi edhe ndihmat e disa vendeve përfshirë këtu edhe Turqinë.

“Në krye të vendeve që dërguan ndihma humanitare në Iran janë Turqia, Katari, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Ai gjithashtu foli edhe për luftën e devotshme të personelit mjekësor kundër COVID-19.

“Vetëm në Qom, 40 doktorë dhe 130 infermiere rezultuan pozitiv me coronavirus. Shumë doktorë dhe infermierë i humbëm në këtë luftë”, u shpreh Mardani.

Sëmundja në Iran u shfaq fillimisht në qytetin Qom më 19 shkurt, ndërsa më pas u përhap në të gjitha provincat.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Iran është rritur në 1.934, pasi 122 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Coronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Virologu italian: Numri real i të prekurve në Itali, 450 mijë. Mortaliteti i virusit arrin në 1.5%
Previous article KORONAVIRUSI/ Maqedoni e Veriut: 12 raste të reja me COVID-19, mes tyre 3 punonjës policie. Në total 148 të infektuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT