• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Ekspertët i japin fund pikëpyetjeve: Ja ku ndryshon gripi sezonal me epideminë
Home
Shëndet

KORONAVIRUSI/ Ekspertët i japin fund pikëpyetjeve: Ja ku ndryshon gripi sezonal me epideminë

5 March, 2020 Delo.autor Shëndet

Koronavirus COVID-19 vazhdon përhapet dhe të shkaktojë viktima në shumë vende të globit. Frika e kthimit të tij në pandemi botërore është ende prezente dhe kjo konfirmohet edhe nga ekspertët e OBSH.

Përditësimet lidhur me këtë shqetësim për shëndetësinë botërore vazhdojnë orë pas ore, teksa po punohet për gjetjen e një vaksine apo kure përfundimtare.

Në vendin tonë nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me këtë virus dhe shqetësimi i momentit është gripi sezonal me disa qindra të infektuar rëndë. Në këtë artikull të AgroWeb.org ju tregojmë se çfarë thonë ekspertët në lidhje me këtë çështje.

Situata e gripit në Shqipëri
Sipas të dhënave nga buletini i ISHP, problemi me të cilin po përballet Shqipëria tani është gripi sezonal. Virusi i tipit B është më i përhapuri në Shqipëri përgjatë javëve të fundit. Ndonëse numri i të prekurve nga gripi është në rënie, personat e paraqitur në qendra spitalore në një javë i kalojnë 21.763.

Kjo shifër ka përsuar një rritje me 19% nga e njëjta periudhë vitin e kaluar. Nga këto raste 186 prej tyre raportohet të jenë në gjende të rëndë dhe mbahen nën kontroll të vazhdueshëm nga mjekët. Ndërkohë sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në vend nuk ka asnjë rast të konfirmuar nga autoritetet me koronavirusin e ri.

Cili është më i rrezikshëm?
Siç përmendem edhe më sipër Shqipëria është në prag të një epidemie gripi, por jo koronavirusit. Pavarsisht përhapjes së viruseve gripale në vend, OBSH bën thirrje që kujdesi për përhapjen e koronavirus duhet të jetë shumë i madh. Personat e prekur nga gripi janë shumë herë më të rrezikuar, pasi sistemi mbrojtës i trupit të tyre është më i dobët se zakonisht. Kështu janë edhe më të ekspozuar ndaj këtij infeksioni të ri.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një deklaratë për shtyp konfirmuan se koronavirus COVID-19, është më vdekjeprurës se gripi i zakonshëm. Ai nuk transmetohet me aq lehtësi sa një grip i thjeshtë, por mund të shkaktojë në organizëm pasoja shumë më të ndërlikuara. Nga të gjithë rastet e prekura, vdekshëmria nga koronavirus në botë është 3.4% në ndryshim nga gripi sezonal që vret vetëm 1% të personave të infektuar me të.

“Njerëzit në të gjithë botën kanë fituar një lloj imuniteti përsa I përket gripit sezonal, ndërsa me koronavirusin nuk ndodh kështu. Covid-19 është një virus i ri mbi të cilin askush nuk ka imunitet.”, tha një nga mjekët ekspertë të OBSH. Duke parë shkallën e vdekshmërisë së krijuar nga virusi, institucionet e shëndetësisë bëjnë thirrje që të merren parasysh edhe simptomat më të vogla. Në Shqipëri ndihmën e parë në rast se përjetoni ndonjë nga simptomat kollë, temperaturë, lodhje apo vështirësi në frymëmarrje e gjeni duke telefonuar në nurmin 127./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HYRI NGA FUSHA DREJT TEK TIFOZËT/ Futbollisti i Tottenham rrezikon të penalizohet rëndë (VIDEO)
Previous article RINISIN PRISHJET E OBJEKTEVE ASTIR/ Policia devijon trafikun pranë zonës së shembjeve

Delo.autor

Postime të ngjashme

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT