• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Dy ilaçet që mund të kurojnë COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Dy ilaçet që mund të kurojnë COVID-19

28 March, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Ndërsa koronavirusi përparon me shpejtësi në vendet e Europës dhe përtej saj, një numër gjithnjë e më i madh kompanish i bashkohen garës për medikamente që e kurojnë, ndërsa vijojnë përpjekjet për zbulimin e një vaksine. Por nëse për vaksinën duhet shumë kohë, gjetja e një ilaçi kurues mund të shpëtojë jetë.

Në spitalin universitar të Ghent-it, Instituti Flamand i Bioteknologjisë ka nisur provat klinike të ilaçit Leukine.

Ndërkohë që mjekët janë përqendruar në trajtimin e personave që e kanë këtë sëmundje, e cila sillet ndryshe nga një pacient në tjetrin, ata kanë vënë re se pacientët që përfundojnë në kujdes intensiv, kanë të njëjtat komplikacione: mosfunksionim i veshkave, bllokimi i mëlçisë, problemet me gjakun dhe frymëmarrjen. Ata shpesh kanë ethe për një kohë shumë të gjatë, shumë më të gjatë sesa ç’ndodh zakonisht, çka nuk është tipike për një infeksion normal të mushkërive.

Prioriteti për ata pacientë është trajtimi i tyre në çfarëdo mënyre të mundshme përpara se këto  komplikime të bëhen fatale. Mjekët u drejtohen mjekimeve ekzistuese, si klorokuina anti-malariale, nga njëra anë, e cila u testua në mostrat laboratorike të virusit SARS – (një infeksion i familjes së koronavirusit) – në 2003-2004 me rezultate premtuese dhe Leukina.

Leukina vepron te qelizat e mushkërive të quajtura makrofaget alveolare, të cilat sulmohen nga infeksioni Covid-19.

Ilaçi po testohet te pacientët e spitalit universitar të Gentit në Belgjikë dhe më pas do të testohet edhe në spitalin e Bruzhit. Interes për t’iu bashkuar këtij kërkimi janë shprehur edhe ekipe nga Gjermania dhe Italia.

Në të njëjtën kohë, një kompani farmaceutike greke ka nisur prodhimin e një ilaçi me bazë klorokinën, e cila është  po shihet si një trajtim potencialisht i suksesshëm  për pacientët me Covid-19. Me t’u prodhuar, ky ilaç do t’u jepet falas spitaleve të Greqisë.

Prodhimi është marrë përsipër nga Uni-Pharma, e cila ka njoftuar se ilaçi i ri Unikinon do të prodhohet në 24 milionë doza, që do t’i jepen falas shtetit grek dhe më pas regjimi i trajtimit të pacientëve me të do të vendoset në bazë të sugjerimeve të komunitetit shkencor.

Uni-Pharma ka saktësuar se e ka marrë licencën për ta prodhuar këtë ilaç në Greqi, për herë të parë në vitin 1984.

Klorokina përdoret për trajtimin e malarjes, një sëmundje shpesh vdekjeprurëse që përhapet nga mushkonjat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Danimarka dhe Suedia, fqinjët me reagime të kundërta ndaj COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI/ Infermierja shqiptare që kërkoi vetë të punonte në "repartin e vdekjes"

Delo.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT