Koronavirusi ka detyruar Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) të braktisë selitë në të gjithë botën, sipas një zëdhënësi të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, pasi 86 anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.
“Deri sot, 86 anëtarë të stafit të OKB-së në të gjithë botën kanë raportuar raste të Covid-19”, tha zëdhënësi Stephane Dujarric në një konferencë virtuale.
Ai shtoi se pjesa më e madhe e rasteve u raportuan në Europë, por gjithashtu edhe në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe SHBA.
Ndërkohë, masat për ruajtjen e distancës kanë zbrazur ndërtesat aktive të OKB-së.


