• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Conte: Italia është një vend i sigurt…por shumë vende po vendosin masa nga frika e infektimit
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Conte: Italia është një vend i sigurt…por shumë vende po vendosin masa nga frika e infektimit

25 February, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Tonet e Kryeministrit italian Giuseppe Conte sot kanë qenë më siguruese sesa shqetësuese krahasuar me ditët e mëparshme kur edhe shpërthyen infeksionet prej koronavirusit kinez.

“Italia është një vend i sigurt, ku mund të udhëtosh dhe të bësh turizëm. Ka vetëm pak zona që i janë nënshtuar kufizimeve përmes dekretit qeveritar. Ndoshta Italia është një vend më i sigurt se shumë të tjerë”.

Reagimi i Conte vjen pas reagimit të disa vendeve fqinje me Italinë të cilat kanë vendosur masa të ndryshme nga frika e koronavirusit.

Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Irlanda dhe Izraeli janë vendet që kanë këshilluar qytetarët e tyre të mos udhëtojnë në Itali kurse Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë aq drastikë, por ftojnë udhëtarët e tyre ti kushtojnë më shumë vëmendje situates së krijuar.

Qeveria franceze ishte e para në Europë që reagoi ndaj emergjencës shëndetësore në Itali.

Në faqen e internetit të qeverisë, Italia është e vendosur në të njëjtin nivel me Kinën, Korenë e Jugut dhe Japoninë dhe iu bëhet thirrje atyre që kanë udhëtuar ditët e fundit në rajonet veriore të gadishullit, të limitojnë daljet në ambiente publike si dhe kontaktet me të tjerë kurse zyrtarët e arsimit janë urdhëruar që të trajtojnë me karantinë 14 ditore të gjithë ata fëmijë që janë kthyer kohët e fundit nga rajonet italiane Lombardi dhe Veneto. Mendohet se ky lloj rrethimi do të jetë një goditje e vërtetë për të gjithë sektorin e turizmit në Itali.

Në aeroportin e Pragës janë shtuar masat e sigurisë për fluturimet që vijnë nga Italia.

Bullgaria ka pezulluar fluturimet me Milanon deri më 27 Mars. Iraku ka ndaluar hyrjen e italianëve dhe udhëtarëve që vijnë nga Italia.

Bagdadi ka rënë dakord të zgjasë pafundësisht ndalimin e hyrjes në vendin arab të udhëtarëve që vijnë nga Kina dhe Irani dhe ka vendosur ndalime të ngjashme për udhëtarët që vijnë nga Italia. Kuvajti ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt dhe nga Italia.

Edhe Jordania gjithashtu ka ndaluar udhëtarët nga Italia të hyjnë në mbretëri. Britania e Madhe imponon kushte të ndryshme, në varësi të origjinës: ata që vijnë nga qendrat e “izoluara” do të duhet t’i nënshtrohen një izolimi ose karantine edhe në mungesë të simptomave kurse ata që vijnë nga pjesa tjetër e Italisë veriore do të duhet ta bëjnë këtë vetëm në prani të simptomave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KORONAVIRUSI"/ 4 tifozë të Valencias shfaqin simptoma pas udhëtimit në...
Previous article E BUJSHME/ Kepa+30 milionë euro, Chelsea ofertë të "çmendur" për portierin e njohur!

F.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT