• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Cili është “sekreti” i vendit që pësoi vetëm 11 vdekje nga Covid-19?
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Cili është “sekreti” i vendit që pësoi vetëm 11 vdekje nga Covid-19?

18 April, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Tajvani është vlerësuar gjerësisht për menaxhimin që i ka bërë pandemisë aktuale, duke pasur një nga normat më të ulëta në botë me Covid-19 për banor, teksa jeta në ishull është rikthyer gati në normalitet.

Vetëm 11 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në ishull që kur filloi pandemia, një arritje mbresëlënëse për një vend që nuk kaloi kurrë në ndonjë bllokim. Në fillim të pandemisë, Tajvani u konsiderua një vend me një rrezik të lartë për shkak të afërsisë së tij me Kinën, dhe udhëtimeve të shpeshta midis dy vendeve.

Duke pasur një histori problematike në përballjen me SARS-in në vitin 2003, qeveria tajvaneze veproi këtë herë shumë shpejt për të mbyllur kufijtë e saj. Ajo ngriti një Qendër Qendrore të Komandës për Epideminë që më 20 Janar 2020, për të koordinuar bashkëpunimin ndërmjet ministrive dhe agjencive të ndryshme qeveritare, dhe midis qeverisë dhe bizneseve.

Masat e bazuara në raste, përfshijnë zbulimin e njerëzve të infektuar përmes testimit, izolimit të rasteve pozitive, gjurmimin e kontakteve dhe karantinimin 14-ditor të kontakteve të ngushta. Ndërsa masat e bazuara tek popullata, përfshinin politikat e mbajtjes së maskave, higjienën personale dhe distancimin social.

Efektet e këtyre politikave, janë përcaktuar përmes numrit të riprodhimit (numri R), që është një mënyrë për të vlerësuar aftësinë e sëmundjes infektive për t’u përhapur. Ai përfaqëson numrin mesatar të njerëzve tek të cilët ia kalon virusin një person i infektuar.

Studimi zbuloi se vetëm politikat e bazuara tek rastet, si gjurmimi i kontakteve dhe karantinimi, mund ta ulnin numrin R nga 2.5 në 1.53. Karantina ishte ajo që kontribuoi më së shumti në uljen e numrit R.

Ndërkohë, politikat e bazuara tek popullsia në përgjithësi, si distancimi social dhe maskat e fytyrës, e zvogëluan R-në nga 2.5 në 1.3. Autorët e studimit, arritën në përfundimin se ishte kombinimi i politikave të bazuara tek rastet dhe popullsia, ajo që ka sjellë suksesin e Tajvanit në frenimin e përhapjes së Covid-19.

Kombinimi i të dyja qasjeve bëri që R të ishte 0.82 ose edhe 0.62. Gjithashtu, ata zbuluan se ishin të nevojshme politika të forta të bazuara tek popullsia për të arritur kontrollin e virusit, edhe pse numri i infeksioneve në qarkullim ishte i vogël.

Por çfarë do të thotë kjo për vendet e tjera? Duke pranuar se të gjitha modelet bëjnë vetëm supozime, dhe kjo analizë nuk bën dallim, ajo vërteton se gama e plotë e masave të shëndetit publik që kemi përdorur në mënyrë mjaft të qëndrueshme në të gjithë botën – me shkallë të ndryshme të kohëzgjatjes dhe ashpërsisë – kanë qenë më se të nevojshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SONDAZHI/ Vetëm 1 nga 5 shqiptarë është dakord me sjelljen e Metës në sherret me mazhorancën
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Asnjë i infektuar me Covid-19 nuk mund të votojë. E ndaluar të thyejnë karantinën

Delo.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT