• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Celulari rrezikon mbartjen e virusit, ja si ta dezinfektoni në mënyrën e duhur
Home
Jetë

KORONAVIRUSI/ Celulari rrezikon mbartjen e virusit, ja si ta dezinfektoni në mënyrën e duhur

13 March, 2020 k.autor Jetë

Njerëzit, dashje pa dashje, janë të varur ndaj telefonit celular.

Atë e mbajmë gjithnjë në duar, ua japim të tjerëve dhe e lëmë në sipërfaqe nga më të ndoturat.

Pastrimi dhe disinfektimi i tij është i domosdoshëm në këtë periudhë pandemie por jo vetëm.

Sa herë që ne prekim telefonin celular, me gishtat tanë transferojmë bakteret dhe viruset nga pajisja drejt fytyrës dhe gjithçka tjetër që na rrethon.

Çfarë ju duhet për pastrimin e duhur të telefonit celular

Për pastrimin e kësaj pajisjeje ju nevojiten:

Ujë të pijshëm

Al kol (mbi 70%)

Shishe spërkatëse

Pambuk

Leckë prej mikrofibre

Hiqeni telefonin nga karikuesi dhe çdo fishë tjetër.

Fikeni atë dhe hiqeni këllëfin mbrojtës, i cili duhet pastruar veçmas.

Në një shishe spërkatëse përzieni sasi të barabarta të ujit dhe alkolit.

Uji i rubinetit nuk është i përshtatshëm sepse është i rëndë dhe mund të gërvishtë ekranin.

Tundeni shishen mirë dhe më pas spërkateni leckën prej mikrofibre me të.

Solucioni nuk duhet hedhur kurrë direkt mbi telefonin dhe lecka nuk duhet të jetë qull.

Fërkojeni telefonin në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tij, para dhe mbrapa.

Në pjesën e kufjeve, karikimit apo pikave të tjera hyrëse mund të përdorni një kunj veshësh ose dhëmbësh me pak pambuk.

Lëreni telefonin të thahet për 15 minuta përpara se ta përdorni.

Në të njëjtën mënyrë pastroni edhe kufjet, edhe fishën e karikimit apo këllëfin mbrojtës.

Nëse këllëfi është prej silikoni, atë mund ta lani mirë me ujë dhe sapun dhe ta lejoni të thahet natyralisht.

Për këllëfët prej një materiali më të fortë, mund të zgjidhni pastrimin me alkol.

Pas pastrimit të telefonit, mos harroni të lani duart mirë me ujë të rrjedhshëm dhe sapun për mbi 20 sekonda.

Produktet dhe solucionet që nuk duhet t’i përdorni kurrë për pastrimin e telefonit

Telefoni celular është një pajisje delikate ndaj substanca dhe solucione të caktuara e dëmtojnë atë.

Bëhet fjalë për solucionet e pastrimit të dyshemesë, xhamave dhe tryezave, açetoni, amoniaku apo zbardhuesi i zakonshëm i rrobave dhe i shtëpisë. /AgroWeb/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMI ME ÇMIMET/ Ministria e Financave paralajmëron tregtarët: Do të ndëshkoheni, qytetarët të telefonojnë në këtë numër për çdo rast
Previous article KORONAVIRUSI/ Komisioni Europian shpall planin e koordinuar ekonomik: Bashkë ringrihemi, emergjencë e rëndë shëndetësore

k.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT