• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ CDC: Varianti i ri i COVID-19 mund të bëhet dominues në SHBA
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ CDC: Varianti i ri i COVID-19 mund të bëhet dominues në SHBA

17 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Varianti i ri i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani, deri në muajin mars, mund të shndërrohet në variantin dominues të virusit në Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Varianti, i njohur me emrin B.1.1.7, besohet se është dyfish më ngjitës sesa varianti aktual i virusit që është i përhapur në SHBA.

Ky variant i ri është detektuar në 12 shtete amerikane dhe janë regjistruar 76 raste, por me gjasë është më i shpërndarë në SHBA sesa rastet e regjistruar deri më tani, tha CDC.

“Ne duam të ngrejmë alarmin”, tha zëvendësdrejtori i CDC-së për sëmundje ngjitëse, Jay Butler.

Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se nëse ky variant përhapet me shpejtësi, do të rëndojë spitalet, tashmë të ngarkuara me pacientë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

Megjithatë, nuk ka të dhënë se ky variant i ri shkakton sëmundje më të rëndë dhe mbajtja e maskave dhe masat e reja parandaluese aplikohen edhe për këtë variant, tha CDC.

Shkencëtarët gjithashtu kanë shprehur bindjen se vaksinat që tashmë po administrohen kundër koronavirusit, janë efektive edhe ndaj këtij varianti.

Paralajmërimi i CDC-së vjen pasi numri i vdekjeve në botë nga COVID-19 kaloi shifrën e 2 milionëve dhe teksa fushata e vaksinimit në Evropë ka ngecur. Ndërkaq, në SHBA administrata në ardhje ka paralajmëruar për planet e saja për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit.

Më 15 janar, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, u kalua shifra prej 2 milionë viktimave nga koronavirusi. SHBA-ja është vendi i goditur më së keqi nga pandemia, ku mbi 390,000 amerikanë kanë humbur jetën nga COVID-19. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden është zotuar se në 100 ditët e para të mandatit të tij si president, do të administrohen 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkaq, planet e Bashkimit Evropian për vaksinimin kundër COVID-19 kanë hasur në vështirësi, pasi kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech kanë njoftuar se do të reduktojë përkohësisht shpërndarjen e vaksinave në Evropë. Pfizer tha se për të arritur cakun prej 2 miliardë dozave, do të duhet që të prodhojë më shumë vaksina, duke njoftuar se do të shpërndajë më pak vaksina në fund të janarit dhe fillim të shkurtit./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ARMATOSUR ME MË SHUMË SE 500 PLUMBA/ Arrestohet një person në SHBA, si tentoi të hynte në Kapitol
Previous article TURIZMI MALOR/ Voskopoja zgjedhja e parë, qindra vizitorë për fundjavë në juglindje (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT