• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Bullgaria lehtëson masat kundër pandemisë, pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Bullgaria lehtëson masat kundër pandemisë, pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19

1 April, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet shëndetësore në Bullgari të enjten lehtësuan kufizimet kundër koronavirusit, pavarësisht se ky shtet së fundmi ka regjistruar rritje të rasteve me COVID-19. Po ashtu, ky vendim vjen tri ditë para se Bullgaria të mbajë zgjedhjet e përgjithshme.

“Në ditët e fundit ne kemi pasur pikun e valës së tretë (të pandemisë), por shkalla e infektimit ka filluar që të bie”, tha ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov, transmeton AFP.

Ministri Angelov konfirmoi se janë lehtësuar masat, ku përfshihet rihapja e restoranteve, kafeneve, kinemave, teatrove, pishinave si dhe objekteve të tjera rekreative, të cilat do të lejohen të operojnë me 30 për qind të kapacitetit të tyre.

Ndërkaq, javën e ardhshme do të hapen çerdhet, ndërsa shkollat do të rihapen pas pushimit pranveror, më 12 prill.
“Ne duhet të gjejmë një balancë ndërmjet shëndetit fizik dhe mendor të njerëzve”, tha Angelov, teksa mbrojti vendimin për lehtësimin e masave.

Megjithatë, lehtësimi i masave është kritikuar nga stafi shëndetësor, teksa spitalet në këtë shtet janë të mbingarkuara me njerëz që po kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të koronavirusit.

Në Bullgari aktualisht të shtrirë nëpër spitale janë 10.093 pacientë me koronavirus. Ky shtet, me popullsi rreth shtatë milionë banorësh ka nivelin e infektimit prej 1.017 në 100.000 banorë.

Shefi kryesor i shëndetit, Angel Kunchev tha të enjten se niveli i infektimit është më i lartë për shkak të variantit britanik të COVID-19 dhe pacientët po kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FITOJMË MANDATIN E TRETË"/ Çuçi: do të thyejmë mitin që në Shqipëri nuk qeveris asnjë parti më shumë se dy mandate
Previous article TRONDIT ME DEKLARATËN/ Julian Deda: O Edi Rama pse vaksinon të moshuarit dhe jo të rinjtë. Këta pleqtë që vaksinon ti...

Delo.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT