• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Britania, në gjurmët e pacientit zero
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Britania, në gjurmët e pacientit zero

26 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Koronavirusi i ri mund të jetë përhapur shumë herët në Britaninë e Madhe. Një çift anglez pretendon se ata mund ta kenë transmetuar sëmundjen pas vizitës në një rezort skish në Austri rreth dy muaj më parë.

Një burrë anglez mendon se mund të jetë bartësi fillestar i koronavirusit në Britaninë e Madhe.

50-vjeçari, Daren Bland, me profesion konsulent informatik, pretendon se ai e ka transmetuar virusin vdekjeprurës që prej mesit të janarit, kur pas pushimeve 4-ditore në një resort skish në Austri ishte kthyer në shtëpi me simptomat e sëmundjes.

Infeksionit nuk arritën t’i shmangen as bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, tek të cilat parashenjat u shfaqën me temperaturë të lartë dhe kollë, gjendje e cila e detyroi më të voglën të shkëputet nga shkolla.

Ndërsa ata mundën ta kalojnë sëmundjen pa iu përcaktuar diagnoza e koronavirusit, çifti informoi mediet vendëse se dyshimet se ishin infektuar me Covid-19 u shtuan kur qindra raste të reja në Europë kishin si zanafillë alpet e frekuentuara austriake.

Simptoma si të familjes kishin përjetuar edhe miqtë e tij nga Danimarka e Amerika pas kthimit në shtëpi.

Rezorti ku 50-vjeçari Bland qëndroi në datat 15-19 janar tashmë po hetohet nga autoritetet për fshehje të rasteve epidemike.

Epidemiologët britanikë ende nuk e kanë provuar se cili është pacienti zero i koronavirusit në vend.

Numri i të infektuarve sa vjen e rritet duke prekur shifrën 10 mijë, ndërsa viktimat janë shtuar në afro 500.

Ndërkohë rreth 500 mijë qytetarë janë regjistruar si vullnetarë për t’u ardhur në ndihmë banorëve më të rrezikuar që u është thënë të qëndrojnë në shtëpi.

“Ata do u marrin pacientëve ilaçet nga farmacia, do i çojnë nga spitali në shtëpi, dhe më e rëndësishmja do të telefonojnë rregullisht për kontrollet që ata u kryejnë njerëzve në karantinë, ndaj janë absolutisht vendimtarë në luftën kundër këtij virusi,” deklaroi kryeministri i vendit, Boris Xhonson.

Qeveria parashikon që rastet në Angli të arrijnë pikën më të lartë në pak javë, ndaj u ka kërkuar prodhuesve vendës të ndihmojnë sistemin shëndetësor me pajisje respiratore dhe mjete të tjera mbrojtëse kundër pandemisë globale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI GJUNJËZON ISH-LOJTARIN E INTER/ Nainggolan: Kam frikë për gruan time
Previous article E PABESUESHME/ Lindi në mes të pandemisë së gripit spanjoll më 1919, sot 101-vjeçari në Itali mundi edhe COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT