• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Bluzat e bardha, më të goditurit nga Covid 19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Bluzat e bardha, më të goditurit nga Covid 19

5 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kina u “pushtua” të shtunën nga oshëtima e sirenave e flamujt në gjysmë shtizë në përkujtim të viktimave të pandemisë koronavirusit në mesin e të cilëve edhe shumë punonjës të kujdesit shëndetësor që kanë vdekur, duke luftuar për të shpëtuar të tjerët.

Spanja dhe Italia që kanë dhe numrin më të madh të infeksioneve në Evropë e për pasojë spitale të mbipopulluara, kanë hasur vështirësi të mëdha për të mbrojtur stafin mjekësor që shërben në frontin e parë të shpërthimit.

Ndërkohë 17 mjekë në spitalin kryesor për trajtimin e kancerit në Egjipt u testuan të shtunën pozitivë.

Në një kohë kur numri i infeksioneve është rritur në më shumë se 1.1 milionë në të gjithë botën, sistemet e kujdesit shëndetësor po vuajnë për shkak të rritjes së numrit të pacientëve dhe mungesës së pajisjeve mjekësore, si respiratorë, maska e doreza mbrojtëse, duke shkaktuar shqetësime në rritje për ekspozimin e personelit spitalor.

Italia dhe Spanja, që së bashku shënojnë një total prej më shumë se 25,000 të vdekur dhe rreth çerek milioni të infektuar, kanë raportuar një përqindje të lartë të infeksioneve në mesin e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Carlo Palermo, kreu i sindikatës së mjekëve të spitaleve në Itali, mezi i mbante lotët ndërsa njoftonte gazetarët në Romë për rreziqet fizike dhe traumat psikologjike që po shkakton shpërthimi, duke përmendur faktin se dy infermiere kishin kryer vetëvrasje.

“është një gjendje e papërshkrueshme stresi. E padurueshme”, tha ai.

“I kuptoj shumë mirë ata që shohin vdekjen në sy çdo ditë, që janë në vijat e para të frontit, të cilët punojnë me dikë që ndoshta është i infektuar dhe disa ditë më vonë infektohet edhe vetë ose vdes“./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mbretëresha Elizabeta II sot me fjalim të rrallë para britanikëve
Previous article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Hetime për terrorizëm pas sulmit me thikë në Francë

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT