• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KORONAVIRUSI/ BERZH: Pandemia do të ndikojë negativisht ekonomitë e rajonit, por rimëkëmbja do të jetë e fortë kur…
Home
Ekonomi

KORONAVIRUSI/ BERZH: Pandemia do të ndikojë negativisht ekonomitë e rajonit, por rimëkëmbja do të jetë e fortë kur…

19 March, 2020 Delo.autor Ekonomi

Pandemia e koronavirusit do të ketë një ndikim negativ në ekonomitë në rajonin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), por rimëkëmbja mund të jetë e fortë pasi të frenohet përhapja e tij, sipas ekonomistëve të Bankës.

BERZH, e cila investon në 38 ekonomi në zhvillim në tre kontinente, ka filluar një paketë solidariteti emergjente me vlerë 1 miliard euro për të mbështetur kompanitë në vendet e saj që vuajnë për shkak të krizës.

Parashikimet më të hollësishme ekonomike për rajonet e BERZH do të jepen në fund të marsit.

Sipas ekonomistëve të BERZH-it, ndikimi aktual dhe i pritshëm i koronavirusit po jep efekt në furnizimin dhe kërkesën njëkohësisht.

Ndikimi final ekonomik do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë, si dhe nga reagimi i politikave nga autoritetet kombëtare dhe qeveritë në tregjet kryesore të eksportit.

Vendet janë prekur drejtpërdrejt nga masat e shëndetit publik të vendosura për të luftuar virusin, si dhe nga masat paraprake të marra nga individët.

Përpjekjet për të frenuar përhapjen do të çojnë në konsumin më të ulët të shërbimeve, siç janë restorantet, argëtimi, dhe në një farë mase transporti.

Ato gjithashtu do të ndikojnë negativisht në konsumin shtëpiak të mallrave. Për më tepër, familjet mund të shtyjnë vendimet për blerje për shkak të pasigurisë së krijuar nga pandemia.

Ndërsa ulet kërkesa, shumë firma, veçanërisht NVM, mund të pësojnë një rënie të mprehtë të të ardhurave, duke pasur probleme me likuiditetin e tyre. Firmat e lidhura me zinxhirin e ekonomisë do të regjistrojnë kufizime më të larta të likuiditetit, duke rritur rrezikun e falimentimit.

Kjo mund të lehtësohet nga sektori bankar, i cili mund të lejojë pagesa të vonuara, dhe kjo varet nga shëndeti i sektorit bankar, si dhe masat e krizës të vendosura nga autoritetet.

Në një skenar më të rëndë të një krize të zgjatur, një numër ndërmarrjesh mund të zgjedhin largimin e punonjësve.

Efektet indirekte në ekonomitë e BERZH përfshijnë prishjen e zinxhirëve të furnizimit global, kërkesën e dobët të huaj, çmimet më të ulëta të naftës dhe të mallrave dhe rënie të gjerë rajonale në turizëm dhe udhëtime.

Fluksi i dërgesave në disa vende të BERZH-it mund të bjerë ndjeshëm nëse emigrantët humbasin punën e tyre ose nuk mund të udhëtojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PANIKU NUK IU ÇON ASKUND”/ Bino mesazh qytetarëve: Jini të përgjegjshëm, qëndroni në shtëpi (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Banka Qendrore Evropiane ndan 750 miliardë euro për të luftuar COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT